Hoping to open in Slovakia, Croatia, Serbia & most of Eastern Europe early next year. Finally, we will do Nikola Tesla proud by having his cars in his countries of origin!
— Elon Musk (@elonmusk) September 23, 2019
“Shpresojmë të zgjerohemi në Sllovaki, Kroaci, Serbi dhe pjesën më të madhe të Europës Lindore në fillim të vitit të ardhshëm. Më në fund do ta bëjmë krenar Nikola Teslën duke prodhuar veturat tona në vendet e tij të origjinës,” ka shkruar Musk në Twitter.
Tesla prodhoi 87.000 automjete në tremujorin e dytë të vitit 2019.
Sipas faqes së internetit të Tesla, Inc., Kroacia tashmë zotëron Tesla Superchargers, instalimi i të cilëve gjithashtu pritet që të bëhet “së shpejti” në Serbi, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoni Veriore, Rumani, Bullgari dhe Greqi.
Serbia ka një rekord të dobët me automjetet elektrike (EV). Vendi aktualisht ka rreth 30 stacione karikimi EV.
Serbia ka 148 automjete elektrike të regjistruara (EV), më shumë se gjysma e tyre janë makina elektrike dhe automjete të tjera të tilla si autobusë dhe motoçikleta.
Situata është e ngjashme me vendet e tjera në Europën Juglindore (EJL).
Vendet e BE-së, përfshirë Kroacinë, Rumaninë dhe Bullgarinë, si dhe Sllovenia, kanë rrjete shumë më të zhvilluara të stacioneve të karikimit EV sesa shtetet që nuk janë anëtare të Bashkimit Europian.
Lexoni: Elon Musk cilësohet si lideri më frymëzues në teknologji për vitin 2019
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.