Elon Musk ia ndryshon logon Twitterit – ia vendosë atë të Doge - Business Magazine Albania

Elon Musk ia ndryshon logon Twitterit – ia vendosë atë të Doge

~2 minuta lexim

Sot, rrjeti social Twitter ka ndërruar logon në ueb-faqe, duke i vendosur “një meme Doge”, ikonën që përdoret nga Dogecoin, kriptovalutë e njohur si “memecoin”.

Dogecoin rriti të hyrat për 20 për qind në vetëm 30 minuta, pas këtij veprimi që e vërejtën shpejtë përdoruesit.

E kohë më parë Musk kishte premtuar se një ditë do t’ia ndryshojë logon Twitterit, të cilin e bleu vitin e kaluar për një shumë marramendëse.
Lexo: Si të krijoni një vend pune që rritet duke udhëhequr me autenticitet

Në një postim të bërë pak orë më parë, miliarderi amerikan tha se e ka mbajtur premtimin duke ia ndërruar logon Twitter-it.

Në anën tjetër, blerja e Twitterit nga Musk pati bërë bujë mediatike, për faktin se kishte paralajmëruar se do të tërhiqet nga marrëveshja për blerja, por që në fund rezultoi me vendim pozitiv – pra blerjen definitive. /twitter

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Teknologjia është thjesht një mjet për të bashkuar njerëzit.”
— Mark Zuckerberg
Must watch
Business Mag Nr. #37 - Prill 2025

Mendo lokalisht, vepro globalisht

Viti 2025 vjen me sfida dhe mundësi të mëdha në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë sonë. Turizmi shqiptar po përjeton një rritje të jashtëzakonshme, ku duket se pas një prezantimi mbresëlënës në ITB Berlin, Shqipëria është gati të pozicionohet si një destinacion i rëndësishëm në hartën botërore me një ofertë të larmishme turistike. Paralelisht, tregu i pasurive të paluajtshme po përballet me ndyshime të shumta, ku investimet strategjike dhe zhvillimi i qëndrueshëm janë kyç për suksesin e këtij sektori.
Teknologjia vazhdon të transformojë mënyrën se si jetojmë dhe punojmë. Inteligjenca Artificiale nuk është më thjesht një mjet ndihmës, por një faktor vendimtar që po shkruan rregulla të reja në çdo industri.

Bota përballë sfidës së krijimit të një axhende më humane për Inteligjencën Artificiale – si mund ta vendosim atë në shërbim të njeriut, pa e shndërruar në një rrezik për demokracinë dhe ekonominë globale? Ndërsa jetojmë në një botë që ndryshon vazhdimisht, shohim sesi Fintech është një realitet i padiskutueshëm që po lehtëson ditë pas dite jetën dhe veprimtarinë e bizneseve dhe individëve. Ajo që konfirmojmë me siguri në këtë edicion është sesi bizneset shqiptare po përqafojnë gjithnjë e më shumë një qasje europiane në menaxhim, kulturë, lidership dhe investime, duke u nxitur drejt inovacionit dhe …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0