Eljona Kosta është një eksperte e marketingut digjital në Shqipëri, e njohur për rrugëtimin e saj të suksesshëm në botën online. Ajo nisi këtë rrugë para mbi 12 vitesh me dëshirën për të punuar lirë dhe për të pasur fleksibilitet në oraret e punës.
Eljona filloi rrugëtimin e saj pasi kuptoi potencialin e marketingut digjital dhe pasi mori një pagesë të parë nga një punë online, gjë që i siguroi një formë stabiliteti. Për të arritur objektivat e saj, ajo vendosi të ndërtojë fokusin tek bota online, duke i dhënë rëndësi fleksibilitetit dhe lirisë së zgjedhjes së punës dhe orareve.
Gjatë intervistës, Eljona foli edhe për sfidat që ka hasur në fillimet e saj dhe si ka arritur të kapërcejë mosbesimin e tjerëve. Një nga ngjitjet më të mëdha ishte bindja e tjerëve se puna online mund të sjellë një të ardhme të qëndrueshme.
Megjithatë, me kalimin e kohës dhe me arritjet e saj, një numër gjithnjë e rritur njerëzish u bashkuan dhe e mbështetën në rrugëtimin e saj. Eljona theksoi rëndësinë e mentorëve në rrugëtimin e sipërmarrjes. Ajo tha se ka gjetur këshillat e duhura dhe rrugën e duhur tek mentorët e huaj, të cilët kontribuan në arritjen e objektivave të saj dhe zhvillimin personal. Në lidhje me Shqipërinë, Eljona shprehu optimizmin e saj për zhvillimin e teknologjisë në vend. Ajo tha se Shqipëria është në hapat e duhura dhe ka një potencial të madh për të integruar të rinjtë në botën e marketingut digjital.
Eljona Kosta aktualisht është e angazhuar në trajnimin e të rinjve në fushën e marketingut digjital, duke bashkëpunuar me Korça Innovation Hub. Ajo po i ndihmon ata të zhvillojnë aftësitë e tyre në këtë fushë dhe t’u ofrojë mundësi për të përfshirë veten në botën e marketingut online.
Kur e keni nisur rrugëtimin tuaj në botën online?
Eljona Kosta:Unë kam filluar mbi 12 vite më parë që në momentin që arrita të kuptoj forcën dhe kapacitetin që ka marketingu digjital. Kujtoj në këtë bisedë, se isha unë ajo që mora vendimin për të lënë çdo gjë tjeter dhe për të ndërtuar fokusin tek bota online dhe kjo e pati një arsye shumë të fortë që ishte fakti se kisha dëshirë për të punuar e lirë, ta zgjdhodha vetë punën që doja të bëja dhe të arrija të ndërtoja strategjitë e mija. Kështu nisi çdo gjë, në momentin që mora pagesën e parë nga puna e parë që bëra online e fitova një formë sigurie.
A ju kanë parë me skepticizëm në fillesat tuaja?
Eljona Kosta: Kur merr një sipërmarrje të re has pengesa dhe mosbesim. Por, eventualisht në momentin që të tjerët arrijnë të kuptojnë atë që ti je duke bërë çdo gjë ndryshon dhe kështu ndodhi edhe me mua. Sot unë arrij t’i kuptoj në perceptimet e tyre sepse në kohën kur unë nisa punën ishin vite sfiduese por kjo nuk zgjati shumë sepse njerzit afër meje jo vetem që më mbështetën por filluan të kishin dëshirën për tu përfshirë. Kur niset një sipërmarrje është shumë e rëndësishme të dish se ku duhet të besosh për të marrë këshillat e duhura dhe rrugën e duhur dhe une këtë gjë fatkeqsisht në atë kohë e kam gjetur vetëm tek mentorët e huaj. Këta mentorë me kanë ndihmuar të arrij objektivat e mija dhe të zhvillohen në aspektin personal.
A keni pasur vështirësi në këtë rrugëtim?
Eljona Kosta: Po kam pasur në momentet e para. Ka qenë shumë e vështirë që unë të bind të tjerët se çfarë isha duke bërë dhe që nga ajo fitohej para. Mentaliteti ka qenë një ndër gjërat që edhe sot e kësaj dite përpiqem që ta sfidoj kur punoj me të rinjtë. Ne duhet të përgatisim veten që të pranojmë sfidat kur na vijnë por të mos dorëzohemi dhe të pranojmë e të punojmë t’i tejkalojmë ato. Aktualisht unë shoh që ka një lloj përmirësimi me mentalitetin edhe në vendin tonë.
Konfirmimi që kjo gjë funksionon më bëri të vijojë më tej dhe po ashtu më bëri të synoj për të dëgjuar edhe kuptuar se si punojnë të huajt dhe të ndjek modele të duhura. Kushtet e mija nuk ishin njësoj si në vendet e zhvilluara teknologjikisht por do i përshtasja rrethanat e mija dhe sfida për ju është t’i bëni gjërat të funksionojnë për ju pavarësisht rrethanave.
Lexo:Platformë e re për tregun e punës. Ja çfarë do të përfitoni
A janë rrjetet sociale një e mirë e përbashkët?
Eljona Kosta: Po! Rrjetet sociale janë një nga gjërat më të mira që i kanë ndodhur njerëzimit. Por, duhet të kemi parasysh që duhet të kemi shumë kujdes në gjuhën e përdorur kur duam të japim një mesazh. Ne jemi përballë një ekrani dhe nuk e dime se kush është duke na parë apo dëgjuar në atë moment specifik. Përpara se të nis të shpërndaj në rrjetet sociale një informacion të caktuar duhet të njoh audiencën time, kë synoj unë të ndikoj përmes asaj që po reklamoj. Çdo person që influencon në rrjete sociale duhet të njohin atë që janë duke bërë sepse sigurisht që fjala jonë ka një ndikim të caktuar përmes asaj që bëjmë. Unë e njoh audiencën time, aty janë të rinjtë dhe vajzat e gratë që kërkojnë më shumë liri për të shfrytëzuar kohën e tyre pa vënë në rrezik financat familjare duke punuar në formë të vazhdueshme. Përveçse unë kam një biznes dhe punoj çdo dite me të rinjtë kam edhe një mision për të edukuar të rinjtë dhe rrjetet sociale këtë gjë mua ma kanë bërë edhe më të lehtë .
A është Shqipëria në hapat e duhur për zhvillimet e teknologjisë?
Eljona Kosta: Shqipëria është duke u zhvilluar gradualisht dhe po është në hapat e duhura dhe shpesh mendoj se nëse edhe unë do të kisha të njëjtën mundësi kur kam nisur, ndoshta do isha edhe më e përparuar apo zhvilluar sepse tani facilitetet janë shumë herë më të larta. Jam shumë falenderuese që njerëzit gjithnjë dhe më tepër po e përqafojnë zhvillimin dhe atë që ajo do sjellë në vitet në vijim. Të gjithë të rinjtë që po integrohen në këtë botë, janë edhe më të zhvilluar dhe iu paraqiten shumë mundësira. Unë i sugjeroj që të marrin pjesë në iniciativa të reja dhe ndoshta do kuptojnë që është kjo ajo gjë që kanë dëshirë të zhvillojnë në karrierën e tyre.
Ju aktualisht jeni duke bashkëpunuar me të rinjtë lokalë, me fokus në qytetin e Korçës?
Eljona Kosta: Po unë jam duke bashkëpunuar me këta të rinj por dua të rikutoj që këta nuk janë të rinjtë të parë që unë trajnoj në Korçë pasi kam pasur mundësi të integroj në këtë botë edhe shumë të rinj të cilët janë shumë të zhvilluar me marketingun digjital dhe sot e kësaj dite përfaqësohen në platforma të mëdha ndërkombëtare duke punuar me biznese nga e gjithë bota. Kanë ngritur ekipe të mëdha apo që kanë punësuar edhe shumë njerëz. Këtë lloj vizioni bashkia dhe Korça Innovation Hub, e ka mbështetur. Tashmë nuk ka me kufij kur vjen puna në teknologji. Ju mund të jeni në çdo qytet të Shqipërisë dhe mund të ofroni shërbime në çdo vend të Shqipërisë por edhe botës. Ne kemi edhe një element shtesë sepse në krahasim me vendet e tjera shërbimet tona janë më të lira dhe më të njëjtin cilësi që na bëjnë shumë konkurrues. Bazuar në gjithë avantazhet që bota digjitale ofron ti mund të punosh për shumë biznese dhe më pas kupton rëndësinë e kësaj të fundit. Aktualisht vetë kompanitë ndjejnë të nevojëshme që ata të kenë specialistë të marketingut digjital. Për shëmbull, Pinterest Marketing që unë do të zhvilloj ne Korçë është një fushë shumë e rëndësishme, sepse ka biznese që kanë nevojë për një ekspert që njeh plotësisht këtë plaftormë dhe çdo mjet marketingu për t’ja ofruar biznesit që në fund të ditës kërkojnë të rrisin shitjet e tyre. Ka kaluar koha e gjeneralistëve dhe është koha e specialistëve.
Ajanë këto trajnime fizike?
Eljona Kosta: Po janë fizike, pranë Korça Inovaton Hub, që është si një laborator zhvillues i cili i afron të gjjth të rinjtë e Korçës që të jenë të përfshirë dhe të angazhuar në këtë fushë. Të gjitha takimet do jenë çdo javë dhe do të ndiqen fizikisht aty. Kam shumë vite pa ofruar trajnime fizike sepse aktualisht unë i zhvilloj ato online dhe kjo është edhe për mua diçka që më risjell kujtime dhe emocion. Çdo i ri i cili ndodhet në qytetin e Korçës apo në zonat përreth kanë mundësinë për tu përfshirë në këto trajnime në disiplina të ndryshme. Bashkia jep edhe bursa 50% për pjesëmarrësit që mund të suportohen për të qenë pjesë.
A jeni duke zhvilluar projekte të reja ?
Eljona Kosta: Kur ti punon në këtë botë digjitale nuk ndalon kurrë. Unë ofroj trajnime dhe shërbime të marketingut digjital. Trajnimet i fokusoj në Shqipëri ndërsa shërbimet vetëm për bizneset e huaja. Unë kam një shprehje të preferuar, Kur studenti eshte gati mentori shfaqet menjëherë. Ndaj nese dikush është një student që ka dëshirë të zhvillohet patjeter që diku do të na hasen rrugët. Individët mund edhe të zhvillojnë më tej ato aftësi që ja njohin vetes dhe i kthejnë në paketa shërbimesh apo konsulence që shiten online. Aftësitë online tashmë shiten si shërbime kudo në botë dhe e dyta risia më e fundit është krijimi i produkteve digjitale bazuar në aftësitë që ky individ ka. Ka mënyra se si sot mund të ndërtojmë çdo gjë dhe ta bëjmë fitimprurëse.
A është pyetja më e shpeshtë që të bëjnë: Si të bëjmë shpejt para online?
Eljona Kosta: Është vërtet një pyetje shumë e shpeshtë por fillimisht unë duhet të kuptoj nga njerëzit nëse kanë dëshirë të rriten në botën digjitale. Duhet kuptuar nëse duan te fitojnë para online dhe nese kjo dëshirë është e madhe atëhere kjo është e mundur. Mjafton të dimë shumë mirë një gjuhe te huaj dhe më pas ndjek disa hapa që janë teknikisht të thjeshta për ti mesuar dhe më pas shkon drejpërdrejtë tek gjetja e klientit dhe puna afatgjatë me të!
Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.