A ekziston balanca punë-jetë? Ja çfarë thonë sipërmarrësit më të suksesshëm - Business Magazine Albania

A ekziston balanca punë-jetë? Ja çfarë thonë sipërmarrësit më të suksesshëm


Nëse Zuckerberg është i i gatshëm të heqë dorë nga puna për një kohë të shkurtër, shumë nga gjigandët e tjerë modernë të sipërmarrjes kanë një qëndrim tjetër kur bëhet fjalë për bilancin mes punës dhe jetës. COO-ja e tij në Facebook, Sheryl Sandberg, mendon se koncepti nuk ekziston dhe të shumtë janë ata që e mbështesin.

“Ka njerëz që flasin për balancën midis punës dhe jetës, unë mendoj që këtu ka një gabim,” thotë Steve Blank, sipërmarrësi në Silicon Valley. “Unë mendoj se nëse do të investoni për familjen tuaj, nuk mund të kërkoni një balancë. Investimi juaj duhet të jetë në familje.”

Ja çfarë mendojnë disa ikona të tjera të sipërmarrjes për këtë temë:

Elon Musk

Musk nuk është sipërmarrësi më i pasur, po është një ndër më interesantët, jeta e të cilit ndahet mes Tesla, Space X, Boring Company dhe PayPal.

Ai është martuar dhe divorcuar tre herë dhe sot është babai i pesë fëmijëve, dy binjakë dhe tre trenjak.

Gjatë një eventi në vitin 2013 Elon Musk shpjegoi sesi arrin të ruaj një balancë midis jetës dhe punës, duke punuar edhe kur është është me fëmijët: “Ata nuk të bezdisin gjithë kohën, vetëm në rastet kur të drejtohen për të folur,” tha Musk.

Steve Jobs

Jobs asnjehërë nuk ka folur për balancën jetë-punë. Por bashkëthemeluesi i Apple, vizioni i të cilit rezultoi në zhvillimin e telefonit prej të cilit ndoshta po e lexoni këtë artikull, pranoi se ai kishte edhe impenjime të tjera.

Një nga thëniet më të cituara të Jobs është: “Koha jote është e limituar, mos shpenzo atë duke jetuar jetën e dikujt tjetër,” por ai kishte një balancë të tmershme mes jetës dhe punës, deri në pikën ku mohoi atësinë e vajzës së tij edhe pse kompjuerit i vurin emrin e saj.

Richard Branson

Richard Branson përpiqet të promovojë rëndësinë e balancës punë-familje.

Sipërmarrësi 67 vjeçar më i sukesshëm ka qenë i martuar për 30 vite e rradhë me bashkëshorten e tij Joan Templeman. Ata humbën një vajzë në vitin 1979 e cila ishtë vetëm 4 ditëshe, por sot kanë një djalë dhe një vajzë.

“Pa familjen time, unë nuk do të isha ky që jam sot,” shkroi ai vitin e kaluar në një artikull me titull, Rëndësia e Ekuilibrit Punë-Jetë. “Kur isha i ri dhe nisa biznesin tim, prindërit e mi më motivuan dhe më mbështetën në rrugën time të sipërmarrjes. Jam munduar t’i përkrah fëmijët e mi dhe koha me ta dhe bashkëshorten time Joan, është një priotitet në listën e gjërave që bëj çdo ditë.”

Sara Blakely, themeluese e Spanx

“Unë i dhashë prioritet punës me kohë të plotë si nënë ndaj një punë tjetër me kohë të plotë në Spanx dhe pastaj pyeta veten pse unë kam qenë e rraskapitur. Unë kam filluar të vërej ndryshime në shëndetin tim. Kjo ju ndodh me shumë grave. Ne thjesht supozojmë se do ta kuptojmë. Nuk ka asnjë manual dhe asnjë mënyrë për t’u përgatitur me të vërtetë. Unë jam ende në punë e sipër”.

Zig Ziglar

“Unë mendoj se të jesh i suksesshëm do të thotë të kesh një balancë midis suksesve në fusha të ndryshme të jetës tënde. Ti nuk mund të quhesh i sukesshëm në biznes nesë jeta jote familjare është e paqëndrueshme.”

Gary W. Keller, themelues i Keller Williams Realty International

“Puna është një top llastiku. Nesë e hedh diku tej, ai kthehet sërisht. Katër topat e tjerë: familja, shëndeti, miqtë dhe personaliteti, janë prej qelqi. Nesë lëshoni ndonjërin prej tyre, ai do të gërvishtet, plasaritet apo edhe thyhet.”

Jack Welch

“Balanca punë-jetë nuk ekziston. Janë disa zgjedhje midis punës dhe jetës që ju i bëni dhe ato sjellin pasojat.”

Ev Williams

“Dështimi në punë nuk është dështim në jetë. Dështimi në marrdhëniet e tua është vërtet dështim.”

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0