Eksporti i vezëve Shqiptare, rritet ndjeshëm drejt tregut evropian - Business Magazine Albania

Eksporti i vezëve Shqiptare, rritet ndjeshëm drejt tregut evropian


Që eksportet e një produkti të rriten me 800% në vlerë monetare nënkupton dy gjëra. Që tregu i huaj ka pasur një etje të madhe për produktin aq sa i ka lënë konkurentët në stok, ose për nga cilësia ka qenë i parezistueshëm. Historia e vezëve shqiptare që u dyndën në tregun evropian merr pak nga të dyja këto.

Pasi Bashkimi Evropian ndaloi eksportin e vezëve për një kohë të gjatë, në vitin 2015, përmes një marrëveshje tregu u hap dhe vezët nisën të dynden në BE. Në vitin 2015, sipas të dhënave të Ministrisë së Bujqësisë janë eksportuar 7,334 ton vezë në tregun ndërkombëtar me një vlerë prej gati 202 milionë lekë. Ndërkohë që në vitin 2014, shifra ishte krejt modeste, prej vetëm 3.218 ton vezë të eksportuara.

Rritja e kërkesës nga tregu ndërkombëtar ka bërë që industria e vezëve sot të jetë një nga sektorët me potencial më të lartë për eksport, ku gati 50% e prodhimit shkon kryesisht në Itali, Greqi, Kroaci dhe Kosovë.

“Prej disa kohësh tregu evropian i ka hapur rrugën ekportit të vezëve shqiptare. Ne duam t’i inkurajojmë fermerët që të rrisin prodhimin e vezëve të freskëta, duke qenë se kërkesa e tregut të BE-së për to është gjithnjë e më në rritje”, ka thënë Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti.

Që nga viti 2006, kur kompanitë shqiptare fituan të drejtën për të eksportuar në tregun ndërkombëtar, shifrat e eksporteve kanë qenë në rritje. Por kthimin historik vezët duket se e morën pasi Bashkimi Evropian i ndezi dritën jeshile vezëve shqiptare, të cilat nuk mund të tregëtoheshin në tregun e madh prej 500 milionë banorësh, për shkak të mungesës së çertifikimit.

Vezë shqiptare përdoren nga industritë për prodhimin e ushqimeve të ndryshme. Industrialistët thonë se ajo është shumë e thjeshtë për t’u eksportuar dhe se ata kanë shumë më shumë të ardhura në eksporte, sepse çmimet janë më të larta dhe shpërndarja është shumë më e lehtë, si dhe “mbledhja” e pagesave.

Sipas Ministrisë së Bujqësisë, në pularitë tona prodhohen në vit 900 milionë vezë. Në fakt prodhimi i vezës, po të krahasohet me 10 vite më parë është dyfishuar. Në vitin 2000 përshembull prodhoheshin gati 530 milionë vezë në vit.

Kjo rritje është për shkak edhe të forcimit të industrisë së vezëve në vitet e fundit në vend dhe futjes së teknologjive të reja. Por paçka se prodhimi i vezëve ka ecur me hapa galopante, sërish kjo industri ka probleme, duke qenë se mungon industria e procesimit, që është ende në fazat e para.

Aktualisht, në vend operojnë 22 firma që merren me prodhimin e vezëve, të cilat edhe më parë e kanë eksportuar vezën shqiptare në Kosovë dhe Kroaci.

Rritja e numrit të kompanive që merren me prodhimin dhe trëgëtimin e vezëve është rritur edhe për shkak të potencialit të lartë që ka ky produkt dhe kërkesës për eksport në tregjet ndërkombëtare. Çka nga ana tjetër ka bërë që të ulet importi i vezëve.

Deri më tani, të dhënat tregojnë që Shqipëria ka eksportuar në Gjermani 10 milionë vezë dhe në fund të vitit 2015 kjo sasi u rrit në 60 milionë vezë.

Pavarësisht se të dhënat janë shumë pozitive dhe në rritje, Shqipëria është shumë mbrapa nga vende të tjera si Rumania dhe Ukrahina, të cilat kanë një industri të konsoliduar. Ndërkohë që vendi ynë varet shumë nga pulat e importuara.

Por, që kur BE-ja i hapi dyert vezëve tona, autoritetet kanë qenë më vigjilente mbi cilësinë e pulave që hyjnë në vend. Vetëm në mujat e fundit autoritetet kanë ndaluar një sasi të madhe pulash të gjalla që vinin nga Greqia, të cilat ishin jashtë standardit.

Dhe me pula jashtë standardit nuk mund të prodhosh vezë standardi. Kjo industri ka shumë premisa për eksport, duke qenë se BE-ja i do vezët tona.

/Agroweb.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0