Eksperimentet për pagesën e një të ardhure themelore universale po shfaqen në të gjithë Europën - Business Magazine Albania

Eksperimentet për pagesën e një të ardhure themelore universale po shfaqen në të gjithë Europën


Bashkimi Europian po financon një eksperiment të ri për të ardhurat universale në Barcelonë krahas testeve të ngjashme në Helsinki dhe në qytetin holandez të Ultrecht.

Rreth 1,000 amvisa me të ardhura të ulëta, në një nga rrethet më të varfra të qytetit do të zgjidhen rastësisht për të marrë pagesa mujore prej 400€ (450$) deri në 525€ (590$) për dy vjet. Të tre këto programe do t’i kushtojnë BE-së 13 milionë € (14.7 milionë $).

Studimi është i fundit pas një seri përpjekjesh hulumtuese të nisura anembanë globit në muajt e fundit për të vënë politikat në provë në një mjedis të botës reale.

Ideja e një të ardhure universale bazë, një sistem në të cilin një qeveri do t’i jepte çdo qytetari pagesa të barabarta po merr vëmendje kohët e fundit, falë mbështetjeve nga emra të nëdhenj të Silicon Valley (më së fundmi Mark Zuckerberg) dhe nga kërcënimi i humbjes së punës nga automatizimi.

Tashmë këtë vit, eksperimentet janë shpallur ose lançuar në Ontario, Oakland dhe Uganda, përveç qyteteve europiane.

Një sondazh në fillim të këtij viti zbuloi se 7 në 10 europianë do të votonin për një politikë të UBI nëse do t’i jepej shansi.

Pavarësisht nga mbështetja e supozuar popullore, populli i Zvicrës votoi kundër një propozimi të tillë, në një referendum vitin e kaluar.

Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD), një grup ndërqeveritar i demokracive të tregut të lirë muajin e kaluar doli në konkluzionin që nëse UBI do të zbatohet në të gjithë vendet europiane do të kërkonte rritje të konsiderueshme të taksave.

Burimi: mashable.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0