turizmi i sjell 36 miliardë fitime në vit Egjiptit

Egjipt, turizmi i sjell 36 miliardë fitime në vit vendit


Turizmi është një biznes shumë fitimprurës për Egjiptin. Vetëm gjatë vitit 2014, vendin e kanë vizituar 9.8 milionë vetë, duke i shtuar ekonomisë së tij 36 miliardë dollarë, apo gati 12.8 % të PBB-së.

Sektori siguron gjithashtu 11.6 % të punësimit të përgjithshëm. E përkthyer në shifra, kjo është e bararzvlefshme me 2.9 milionë vende pune. Tani egjiptianët druhen se rrëzimi i avionit rus në Gadishullin e Sinait do t’i largojë turistët dhe shenjat e para erdhën me vendimet e Britanisë së Madhe e Shteteve të Bashkuara për të ndaluar fluturimet drejt resorit të tij më të famshëm, Sharm el Sheikut. Avioni i tragjedisë së konsumuar të shtunën ishte i mbushur me turistë rusë.

Egjipti është një nga destinacionet e preferuara të rusëve. Që nga viti 2013, llogariten të kenë kryer 1.9 milionë udhëtime në këtë vend. I vetmi vend i vizituar më shumë prej tyre është Turqia. Statistikat tregojnë se një në pesë turistë në Egjipt është rus. Ndërsa numri i vizitorëve nga Britania është në rënie. Arsyen e këtij fakti ekspertët e gjejnë te trazirat politike të vitit 2011 dhe sulmet e shtuara të militantëve islamikë.

Nëpër një situatë të ngjashme kaloi disa muaj më parë edhe Tunizia. Pas vrajes së 38 turistëve në një plazh të saj nga një militant islamik, të huajt nxituan të largoheshin kush e kush më parë. Eksodi i turistëve ngjalli menjëherë tek vendasit frikën e asaj që do të pasonte: a do ta fshinin të huajt vendin nga harta e preferencave të tyre turistike? Në vitin 2012, një vit pas shpërthimeve në Marakesh ku humbën jetën 15 vetë, numri i britanikëve që zgjodhën t’i kalonin pushimet në Marok u rrit me 51.000 dhe ndoqi të njëjtën tendencë përgjatë vitit të kaluar, duke mbërritur shifrën e 460.000 vizitorëve.

Shembulli ilustron më së miri atë çfarë tregojnë të dhënat në total: industria e turizmit vuan më shumë nga probleme të sigurisë të shtrira në kohë, siç kanë ndodhur në Egjipt, sesa nga sulmet e veçuara terroriste.

/Telegrafi/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0