Edicioni i katërt i çmimeve të BE-së për gratë inovatore


Komisioni Evropian ka nisur Edicionin e katërt të Çmimit të BE-së për Gratë Shpikëse me qëllimin për t’i bërë të njohura ne publik gratë sipërmarrëse të cilat sjellin risi në treg. Gratë përbëjnë vetëm 30% të të gjithë sipërmarrësve në Evropë.

Me këtë çmim, të financuar nga programi i BE-së Horizon 2020, BE-ja kërkon të evidentojë arritjet e grave në kapërcimin e pengesave për të drejtuar një biznes, të tillë si qasje në financë si dhe të tërheqë vëmendjen për nevojën në rritje të pjesëmarrjes së grave në terren.

Që nga viti 2011, Komisioni Evropian ka ofruar çmime prej 100 000, 50 000 dhe 30 000 euro për tre gra që kanë sjellë risi të jashtëzakonshme. Këtë vit është shtuar një kategori për gjeneratën e re të sipermarresve të reja “Çmimi i inovacionit në rritje”, me një shumë prej 20,000 €.

Konkursi është i hapur për të gjitha gratë që jetojnë në shtetet anëtare të BE ose vendeve të asociuara me BE-në, të cilat në një pikë të karrierës së tyre kanë marrë mbështetje financiare nga sektori publik ose privat për Kërkime dhe Inovacione.

Aplikimet do të pranohen deri më 3 Nëntor 2016.

Sipërmarrëset e interesuara mund të aplikojnë online nëpërmjet një sistemi të thjeshtë elektronik.

Pranohen vetëm aplikimet e drejtpërdrejta.

Më shumë se 260 gra kanë hyrë në të kaluarën në garë. Fituesit e vitit 2016 per keto çmime ishin, Susana Sargento (Portugali), e cila kthen automjetin në pika te ndjeshme WiFi, Sirpa Jalkanen (Finlandë) inovacion i cili na çoi krijimin e ilaçit per kurimin e kancerit të gjirit dhe prostatës si dhe Sarah Bourke nga Irlanda, për inovacionin e saj që është përdorur nga stacioni Ndërkombëtar i Hapësirës, NASA.

Nëse dëshironi të merrni pjesë aplikoni KËTU !

Burimi: aida.gov.al

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale