“Lehtësohet lëvizja për bizneset e lejuara! Gati “leje qarkullimi sipas nevojës së subjekteve” në e-Albania.
Tre seksione të dedikuara sipas profilit të biznesit, për: transport për stafin me autobusë ose furgona; leje-dalje për të marrë shërbime private dhe publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00-17.30; leje e veçantë për bizneset që ofrojnë shërbim 24/24.
“Kujdes! Abuzimi me aplikimet për leje duke zgjedhur seksionin që nuk ka asnjë lidhje me aktivitetin tuaj, sjell bllokimin e biznesit tuaj në sistem”, shkruan kryeministri në profilin e tij në Facebook.
Lexoni:Të rihapen aktivitetet ekonomike. Kërkesa e Konfindustrisë për qeverinë
Portali qeveritar, i cili po përdoret për dhënien e lejeve të lëvizjes për qytetarët dhe bizneset paraqiti këto seksione:
“Leje për transport për stafin” mundëson marrjen e lejes për qarkullimin e automjeteve të kompanive private, që kryejnë transportin e punonjësve për përshkimin e itinerarit: Shtëpi-Punë-Shtëpi.
“Leje për qarkullim për nevojat e subjekteve” mundëson pajisjen me leje për marrjen e shërbimeve të ndryshme private apo publike në çdo kohë brenda fashës orare zyrtare: 05.00 të mëngjesit deri në 17.30 të pasdites.
“Leje për qarkullim për shërbimet e subjekteve” mundëson pajisjen me leje pa limit për ato biznese, të cilat ofrojnë shërbim 24 orë në 24.
Kohëzgjatja e lejes së qarkullimit për nevojat e subjekteve është 7 ditë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto