Të rihapen aktivitetet ekonomike. Kërkesa e Konfindustrisë për qeverinë - Business Magazine Albania

Të rihapen aktivitetet ekonomike. Kërkesa e Konfindustrisë për qeverinë


Konfindustria kërkon që të lehtësohen masat e gjendjes së jashtëzakonshme anti-Covid 19 dhe vendi të kalojë drejt normalitetit të plotë. Në një njoftim për media, Konfindustria ka bërë të ditur se mbështet vendimet e fundit të ekzekutivit për lehtësimin e qarkullimit të qytetarëve dhe fillimin e aktivitetit të disa kategori biznesesh në vend, ndonëse i quan të pamjaftueshme dhe të vonuara.

Sipas Konfindustrisë “masat anti Covid 19 të ndërmarra në Shqipëri nuk janë në përpjestim të drejtë  me rrezikun real shëndetësor dhe mjaft më të ashpra sesa praktikat e vendeve të tjera të Rajonit, përfshi edhe gjithë vendet e zhvilluara si Austria, Hungaria, Zvicra, Gjermania, etj. Vonesat drejt lehtësimit të masave shtrënguese prodhojnë në vazhdimësi një faturë financiare të lartë shtesë të panevojshme me pasoja të rënda në afatgjatë për ekonominë, biznesin, shtimin e dhjetra mijëra të papunëve dhe buxhetin e shtetit”.

Lexo: Konfindustria propozon masa përmirësuese për bizneset

Duke iu referuar të dhënave nga kategori të shumta biznesesh, Konfindustria  shprehet e shqetësuar për rritjen e ndjeshme të faturës financiare, rritjen e rrezikut të falimentimit, papunësisë, që vjen nga zgjatja e gjëndjes së jashtëzakonshme. Në mënyrë të drejtëpërdrejtë është e goditur sidomos industria e shërbimeve, transportit, qendrat tregtare, hoteliere, peshkimit, etj, që përbëjnë 35-40% të PPB. Vetëm nga Qëndrat Tregtare nëse mbyllja vazhdon në periudhë 2 mujore 30% e bizneseve me 6000 punonjës rrezikojnë falimentimin”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0