Edhe në kohë pandemie mund të shkëlqesh. Startup-i dhe Sipërmarrësi i vitit 2020 vijnë në numrin 25 të revistës - Business Magazine Albania

Edhe në kohë pandemie mund të shkëlqesh. Startup-i dhe Sipërmarrësi i vitit 2020 vijnë në numrin 25 të revistës

Kjo periudhë përkon me një vit të plotë në kushte pandemie në vendin tonë, në Europë dhe në mbarë botën. Në një vit ndodhën shumë zhvillime, të paparashkuara ndonjëherë më parë nga ne, duke hedhur poshtë shumë plane apo projekte tonat për rritjen. Por, në këtë kohë sipërmarrje të ndryshme u vunë në lëvizje për të gjetur zgjidhje të reja e për të siguruar mbijetesën.

Në këtë numër të revistës, vijnë zhvillimet përmes gjurmëve që kanë lënë tek industri, sipërmarrje apo individë sipërmarrës.

Për t’u abonuar në versionin digjital, ose nëse do të blini revistën print kliko Këtu

Pano Soko, ekonomist i njohur flet për efektet e paketave ekonomike të mbështetjes dhe nevojën për paketa ndihme në industritë e prekura.

Rubrika 3X3 i kushtohet industrisë së verërave. Nga intervistat tona me 3 prodhues rezulton se

verërat shqiptare janë të “paralizuara” nga pandemia.

Verërat janë në një trend me turizmin. Brunila Liçaj, profesore dhe eksperte në fushën e turizmit është optimiste për të ardhmen e kësaj fushe.

Në rubrikën e brandeve kemi sjellë, fabrikën e qumështit dhe prodhimeve të bulmetit “Lufra”, ndërsa një brand që po rimëkëmbet nga Kosova është prodhuesi i këpucëve artizanale “Perolli”. Të dy këto brande janë model frymëzimi për njerëzit e punës!

Një pjesë e rëndësishme e revistës i dedikohet konkursit dhe fituesve të Businessmag në fund të vitit të kaluar, për Startup-in dhe Sipërmarrësin e Vitit 2020. Altin Prenga dhe Altin Kadareja flasin për zgjedhjet e tyre inovative, përshtatjen dhe suksesin e siguruar në 2020.

Lexo: Si të rrisim produktivitetin në punë dhe në jetë

Gjatë vitit të kaluar u realizuan gjithësesi disa evente konkurruese siç ishte Elevator Lab, një kompeticion në mbështetje të zgjidhjeve teknologjike. IDEA është po ashtu në nxitje të ideve të reja të biznesit. Për të dy këto kemi sjellë edhe profilet e shkurtra të fituesve.

Specialja e kësaj radhe i kushtohet tregtisë online, e cila u zhvillua ndjeshëm, si për shkak të nxitjes së pandemisë, edhe për faktin se ishte në nivele embrionale para kësaj situate.

Një situatë e tillë rriti gjithashtu edhe potencialin e bashkëpunimit mes Fintech dhe sektorit të sigurimeve. Për këtë flasin përfaqësues të dy sektorëve.

Mes intervista risjellim drejtuesen e kopështit Princi i Lumtur, e cila përmes Dyqanit të Princit, po mëson fëmijët me rëndësinë e një model biznesi, i cili nis që në vogëli.

Rigerta Loku, është fermerja që studioi në universitetin “La Sapeinca” dhe sot po kandidon për deputete në parlament. Përmes intervistës, ajo tregon këndvështrimin e saj, zgjedhjet dhe si e mendon të ardhmen e familjes dhe vendit të saj.

Si shumë herë më parë, sërish vijon të frymëzojë Elon Musk. Ai është “GJENIU” i kohëve moderne dhe ne sjellim disa fakte kronologjike të jetës së tij.

Në këtë numër do të gjeni gjithashtu edhe profilin e sipërmarrësit dhe kompanisë IT, Denis Zoi, drejtuesi i kompanisë Techi.

Specialja tjetër i dedikohet edukimit online në Shqipëri, si një mënyrë e re edukimi.

Për t’u abonuar në versionin digjital, ose nëse do të blini revistën print kliko Këtu

Si mendoni?!

Më shumë se kurrë na nevojitet të dimë për menaxhimin e financave. Brunilda Isaj na ndihmon për menaxhimin e financave personale në kohë krize.

Shqiptaria nuk është vetëm brenda kufijve. Diaspora po merr një rol gjithnjë e më të rëndësishëm në zhvillimin e vendit. Anita Likmeta është një prej tyre. Ajo është shqiptarja në Itali, ndërsa italiania që e quan Shqipërinë “shtëpi” Manoela Lussi, na flet më shumë misionin e saj në Shqipëri dhe programin “Connect Albania”.

Një sipërmarrje sociale është ajo që po zhvillon Suela Koçibellinj. Gjatë pandemisë nismat e saj ndihmuan gratë e disa komuniteteve.

Ndërkohë revista mbyllet me një mesazh me vlera. Dy sipërmarrje në fushën e mobilerisë dhe prodhimit mediatik, sjellin përmes sportit një spot shpresëdhënës që uron të gjithë për një vit më të mirë.

Për t’u abonuar në versionin digjital, ose nëse do të blini revistën print kliko Këtu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0