E udhëhequr nga motoja "Përmbajtja është gjithçka", Kirsten Jassies vjen si folëse në AllWeb Albania 2019 - Business Magazine Albania

E udhëhequr nga motoja “Përmbajtja është gjithçka”, Kirsten Jassies vjen si folëse në AllWeb Albania 2019


E udhëhequr nga motoja “Përmbajtja është gjithçka”, Kirsten Jassies vjen si folëse në AllWeb Albania 2019 në datën 17 Tetor.

Ajo është eksperte për rrjetin social Instagram, autore e disa librave, trajnere, folëse dhe stratege për përmbajtjen në mediat sociale. Ajo jeton në Utrecht, në Hollandë me familjen e saj. Kristen si një stratege për mediat sociale me një background në media, ndihmon kompanitë dhe brandet të rriten dhe të arrijnë audiencën e synuar, duke krijuar përmbajtje që angazhon konsumatorët.

Lexoni: AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku

Ajo ndan mësimet dhe eksperiencën e saj në platformën e mirënjohur hollandeze të marketingut Frankwatching, në blogun e saj justK dhe në rrjetet sociale. Frankwatching është site për të gjithë ata që janë të përfshirë ose të interesuar në marketing, komunikim, media sociale dhe teknologji. Përmbajtja dhe cilësia mbi të gjitha. Ajo është blogere që nga viti 1998. Libri i saj i dytë instaPROOF, u publikua në Shtator të vitit 2018 duke shitur më shumë se 14.000 kopje.

Ju mund ta punësoni Kirsten për këshilla, workshop-e dhe prezantime përmes kompanisë së saj justK. Përmbajtja dhe media sociale janë gjithmonë thelbësore për punën e Kirsten.

Ju mund të gjeni shembuj të prezantimeve, masterklasave dhe workshop-ve në Slideshare.

Po kërkoni për influencuesit e duhur për fushatën tuaj?
Dëshironi të përdorni Instagram për markën tuaj?
Dëshironi të dini se si mund të krijoni me lehtësi përmbajtje vizuale që tërheqin menjëherë?

Atëherë Kirsten mund t’ju ndihmojë! Ejani në datën 17 Tetor ta ndiqni live në edicionin e 4-ët të AllWeb Albania, konferenca dedikuar marketingut dixhital që organizohet në Tiranë.

Lexoni: Pse duhet të merrni pjesë në konferencën e marketingut dixhital, AllWeb Albania me 17 Tetor?

Disa këshilla për Instagram nga Kristen Jassies:

Kirsten Jassies është specialiste në temat e mëposhtme:

  • Online personal branding
  • Blogging (B2B and personal)
  • Influence marketing
  • Content marketing
  • Social media
  • Instagram Marketing
  • Instagram and Pinterest inspiration and applications
  • Visual content / storytelling

Kirsten është një person kureshtar, entuziast, pozitiv dhe me një pasion për të publikuar veçanërisht në mediat sociale, përmbajtje vizuale dhe blogje.

Ajo ka punuar si DJ për 8 vite me mikun e saj Bonnie nën emrin Hotlipzz&Jane. Eventi kulmues i karrierës së saj ishte kur performoi në një festival të quajtur Lowlands në vitin 2008, për 6.000 njerëz. Gjithashtu është bassplayer në grupin punkrock Blaffenden Affen. Ky është i vetmi moment kur ajo nuk përdor kompjuterin, tabletin ose smartphone-in e saj.

Në videon e mëposhtme mund të dëgjoni një prezantim të saj rreth Instagram:

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në darko@newmedia.mk

ose mund të blini biletën tuaj në https://allweb.al/tickets/

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0