AllWeb Albania 2019 prezanton folësit e rinj, Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku


AllWeb Albania 2019, konferenca e përvitshme e marketingut dixhital që do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor prezanton tre folësit e rinj Kirsten Jassies, Henry Leerentveld dhe Granit Doshlaku.

Kirsten Jassies

Kirsten Jassies është eksperte për rrjetin social Instagram, autore e disa librave, trajnere, folëse dhe stratege për përmbajtjen në mediat sociale. Ajo jeton në Utrecht, në Hollandë me familjen e saj. Kristen si një stratege për mediat sociale me një background në media, ndihmon kompanitë dhe brandet të rriten dhe të arrijnë audiencën e synuar, duke krijuar përmbajtje dhe angazhim për konsumatorët.

Ajo ndan mësimet dhe eksperiencën e saj në platformën e mirënjohur hollandeze të marketingut Frankwatching, në blogun e saj justK dhe në rrjetet sociale. Ajo është blogere që nga viti 1998. Libri i saj i dytë instaPROOF, u publikua në Shtator të vitit 2018 duke shitur më shumë se 14.000 kopje.

Lexoni: AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë

Henry Leerentveld

Henry Leerentveld është diplomuar për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore dhe Marrëdhëniet në Punë. Më pas është diplomuar për Menaxhim Ekzekutiv në Universitetin Erasmus. Që nga fillimi i karrierës së tij, puna e Leerentveld ka qenë e lidhur me tregun e punës dhe arsimin profesional.

Si Sekretar Kombëtar në Sindikatën Hollandeze (1987–1997), Henry ishte përgjegjës për Shërbimin Kombëtar të Punësimit, për politikat për papunësinë afatgjatë, punësimin e të rinjve dhe personave me aftësi të kufizuara dhe për krijimin e mundësisë për fonde për sektorin e trajnimeve.

Si CEO i Shërbimeve Hollandeze për karrierën dhe punësimin (1997–2000), ai ishte i përfshirë në zhvillimin e shërbimeve të reja për integrimin në tregun e punës. Gjatë viteve 2000-2003, Leerentveld ka punuar në një sërë çështjesh, duke përfshirë modelet e reja për integrimin e shërbimeve të papunësisë afatgjatë, rritjen e shërbimeve për kujdesin në shtëpi dhe risjelljen e një kompanie publike të transmetimit.

Në vitin 2003 Henry Leerentveld filloi të punojë ndërkombëtarisht, veçanërisht në projekte që lidhen me tregun e punës, sigurimet shoqërore dhe AFP-në.

Përvoja e tij ndërkombëtare përfshin Shqipërinë, Belgjikën, Bosnje & Hercegovinën, Kroacinë, Eritrea, Kosovën, Maqedoninë, Mozambikun, Palestinën, Poloninë, Serbinë, Sirinë, Turqinë dhe Uzbekistanin.

Në vitin 2015 Henry iu bashkua Swisscontact si Drejtor për Europën Lindore. Inovacioni për zhvillimin ekonomik është një mision pothuajse personal për të.

Lexoni: AllWeb, konferenca e përvitshme dedikuar marketingut dixhital, ka nisur përgatitjet për edicionin e saj të katërt

Granit Doshlaku

Granit Doshlaku është bashkë-themelues dhe drejton departamentin e Search Marketing pranë Manaferra, agjenci dixhitale me bazë në Prishtinë, Kosovë.

Në 7 vitet e fundit ai ka sjellë dhe implementuar ide të reja dhe kreative për të ndihmuar klientët që të arrijnë objektiva të caktuara. Atë mund ta gjeni duke folur në evente lokale për tema si SEO, content marketing, link building dhe app SEO.

Agjencia e tij lançoi Picasio në vitin 2016, një prej platformave të para që u mundësonte publikuesve të krijonin përmbajtje interaktive. Në 3 vitet e fundit, blogu i tij personal nuk ka qenë shumë aktiv. Megjithatë, artikujt janë shpërndarë/publikuar nga media të industrisë më me emër, siç janë: Search Engine Land, GeekTime, BusinessMag, DigitalSpoiler, etj.

Në faqen zyrtare të internetit allweb.al, do të publikohen informacione të mëtejshme mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim.

Për të blerë biletën tuaj vizitoni AllWeb.al/tickets si dhe mund të kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose [email protected]

Darko Buldioski, në 070/ 30 70 40 ose në [email protected]

Must watch
Business Mag Nr. #23 - Qershor 2020

Të gjitha planet tuaja për këtë vit, si individë apo sipërmarrës mund të jenë përmbysur. Mbërritja e Coronavirusit në Shqipëri paralizoi gjithçka, ashtu si kudo. Në mënyrë të papritur na vuri në kushte tërësisht të tjera pune, na shtoi pasigurinë e shqetësimin për të ardhmen.

Sipërmarrjet, kryesisht në fushën e IT u përshtatën më shpejt, duke angazhuar punonjësit nga shtëpia. Ato zhvilluan dhe më tej mundësitë për të punuar në distancë, ndërkohë që shumë kompani të tjera u mbyllën plotësisht.

Kjo është një periudhë sprove, për individin, drejtuesit dhe liderin. Kjo është lufta që po zhvillohet në spitale dhe fronti i parë i saj janë mjekë, infermierë e sanitarë. Historia e ekonomisë k a treguar se gjithmonë pas një situatë të vështirë ka një ringritje. Dhe ne besojmë se kështu do të jetë.

Deri atëhërë ajo çka na mbetet të bëjmë është respektimi i rregullave të kërkuara, marrja e përgjegjësive ndaj të tretëve për aq sa mundemi, e të interesohemi për të pamundurit, të ndajmë diçka për ta.

Solidariteti nuk ka munguar e nuk do të na mungojë as kësaj radhe. Ajo çfarë doli në pah krahas solidaritetit ishte varfëria: e shtetit, e kompanive dhe e vetë individëve.

Një ditë pas dërgimit të 30 bluzave të bardha në Itali, The Guardian na vlerësoi në artikullin e saj si zemërgjerë edhe pse Ky numër ishte planifikuar të botohej në Prill 2020, por procesi u shty për shkak të masave të ndërmarra si pasojë e shpërthimit të Covid-19. Edhe pse në kohë vështirësish, jemi …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale