"Picasio", platforma dixhitale për reklamimin e kontentit interaktiv - Business Magazine Albania

“Picasio”, platforma dixhitale për reklamimin e kontentit interaktiv


Picasio është një platformë e re dixhitale e themeluar nga një startup kosovaro-amerikan. Në një intervistë për GeekTime, njëri prej bashkëthemeluesve të platformës, shqiptari nga Kosova Granit Doshlaku, flet më shumë për mjetin që kanë zhvilluar dhe pse do të ndihmojë publikuesit në krijimin dhe shpërndarjen e një kontenti interaktiv.

Picasio Inc., bazuar në Baltimorë, MD dhe me skuadrën e zhvillimit dhe të marketingut nga Manaferra, një agjenci e marketingut dixhital në Kosovë, ka lançuar një mjet interaktiv për publikuesit dhe marketerët në krijimin e kuiceve dhe integrimin e thjeshtë të tyre në kontent.

Vitin e kaluar, 8 nga 10 artikujt më të shpërndarë në Facebook ishin kuice. Sipas Laboratorit Niemen Journalism të Universitetit të Harvardit, kuicet janë artikujt e listës së re. BuzzFeed, Vox Media dhe publikuesë të tjerë të mëdhenj kanë përdorur mjete të brendshme që i lejojnë ata që të krijojnë kuice/votime dhe formate të tjera kontenti interaktiv për ca kohë.

Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për të gjithë publikuesit online. Me Picasio ju mund të krijoni tre formate me kontent interaktiv (Personality Quiz, Trivia Quiz, dhe Slideys) dhe brande si RedBull dhe të tjerё e kanë përdorur për një kohë Picasion dhe performanca e tyre ka qenë e sukseshme.

Intervista me Granit Doshlaku

Pse e lançuat Picasion? Cili është problemi që po i jepni zgjidhje?

Si një agjenci marketingu dixhital, ne kemi punuar drejtëpërdrejtë me publikuesë për më shumë se 7 vite. Ne i kemi parë nga afër ata në sfidat e tyre përsa i përket gjenerimit të kontentit dhe rritjen e trafikut nga platformat sociale të cilat nuk i kontrollojnë plotësisht si Facebook.

Me Picasio, ne u japim atyre mjete të cilat thjeshtësojnë procesin e krijimit të kontenteve të cilat angazhojnë audiencën që njerëzit i duan si për shembull kuicet, sondazhet dhe slide të cilat në mënyra të tjera u ‘marrin’ atyre paratë, kohën dhe përpjekjet për t’i riprodhuar.

Cilët janë konkurrentët tuaj dhe pse mendon se Picasio është më i mirë?

Screen-Shot-2016-06-03-at-4.40.15-PM

Konkurrentët tanë kryesorë janë ‘Apester’ dhe ‘Boombox’. Ajo çfarë na bën më të mirë dhe të ndryshëm nga konkurrentët tanë, përveçse pasja e mjeteve të tipit të kontenteve të cilat konkurrentët tanë nuk i kanë, është pasja e një skuadre e cila ka vite eksperiencë në rritjen e publikuesve online e cila na lejon të përdorim këtë teknologji, jo vetëm për të ndihmuar konsumatorët tanë në krijimin e kontenteve shumë angazhuese, por gjithashtu për ta bërë më efiçient këtë proces duke optimizuar të dhënat dhe përmbajtjen në mënyrë që ata të marrin më të mirën e kësaj platforme.

Çfarë është arritur deri tani?

Ne filluam të punonim me Picasion rreth një vit më parë. Ne kemi punuar ngushtësisht me partnerët e përzgjedhur në 6 muajt e kaluar. Publikuesit si ‘RedBull’, ‘GazetaExpress’ etj., po e përdorin Picasion për të krijuar kontent interaktiv në baza javore. Deri tani, ka pasur më shumë se 200 kontente interaktive të krjuara duke përdorur Picasio dhe norma mesatare e konvertimit i një kontenti të tillë është 69 për qind.

A mblodhët fonde për këtë produkt?

Ne nuk kemi marrë fonde nga jashtë deri tani. Picasio vazhdon të jetë një startup në lançim, por qëllimet tona janë të të fillojmë të shikojmë për investime nga jashtë, kështuqë mund të rritemi dhe të shkallëzohemi më shpejt në tregun global.

Si mund të përdorin publikuesit Picasio-n dhe pse duhet ta bëjnë këtë?

Publikuesit mund të përdorin Picasio-n për më shumë trafik në rrjetet sociale, për të rritur kohën e shpenzuar në website dhe për të gjeneruar avantazh duke krijuar kontent interaktiv që angazhohet me lexuesit e tyre. Publikuesit duhet të përdorin Picasio-n sepse lexuesit janë duke u angazhuar më shumë me kontent interaktiv. Për shembull, vitin e kaluar artikujt më të shpërndarë në internet ishin kuicet. ‘BuzzFeed’ është rritur kryesisht për shkak të kontentit interaktiv të krijuar nga mjetet e saj të brendshme. Gjithsesi, jo çdo publikues ka burimet për të krijuar këto mjete dhe këtu hyjmë ne në lojë. Ne ndërtojmë mjete që i ndihmon ata të krijojnë kontent që angazhon më shpejt, më lehtë dhe më lirë se çdokush tjetër më parë.

Cilat janë hapat e rradhës?

Objektivi ynë kryesor tani është të rrisim bazën tonë konsumatore sepse ne e dimë se kemi potencial. Ndërkohë, ne po punojmë në sjelljen e “Organizations” si një tipar për platformën tonë, kështuqë skuadra të ndryshme mund të bëhen bashkë në krijimin e kontentit interaktiv. Ne gjithashtu po testojmë tipe të ndryshme kontenti për të parë se si performojnë dhe besojmë se së shpejti do të jenë gati.

Për më tepër, ne kemi kuptuar se koha është shumë vendimtare në procesin e krijimit të kontentit. Prandaj po kërkojmë për mjete si “Discover” dhe “Trending” të cilat ndihmojnë publikuesit të gjejnë kontentin që krijohet nga të tjerët të cilat janë falas për t’u përdorur në sitet e tyre.

Picasio është i disponueshëm falas për 30 ditë dhe më pas çmimi fillon nga 25 $ për blogerat, 45 $ për publikuesit dhe 95 $ për agjencitë.

 

/Geek Time

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0