AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë - Business Magazine Albania

AllWeb 2019 prezanton tre folësit e parë të konfirmuar për konferencën e Tetorit në Tiranë


Tre folësit e parë të konferencës së përvitshme të marketingut dixhital që do të mbahet në Tiranë në muajin Tetor, Allweb Albania janë konfirmuar tashmë.

Ata janë ekspertë të huaj në fushën e marketingut dixhital dhe kanë përvoja të suksesshme në zhvillimin e strategjive të tyre të marketingut dhe risive të aplikuara. Ata janë:

Vladimir Vulic. Është bashkëthemelues i Digitalizuj.Me, një organizatë që ndihmon qytetarët dhe kompanitë në Mal të Zi të kuptojnë dhe realizojnë mundësi të reja emocionuese për ndryshimet sociale në biznes në ambientin dixhital.

Vladimir është strateg në transformimin dixhital. Ai ka punuar për klientë si UNDP Mali i Zi, Qeveria e Malit të Zi, Laboratori i Inovacionit Social në Zagreb. Ka një përvojë të gjerë në programet e trajnimit për klientë si Coca-Cola (në Serbi), Roche, Trebjesa Brewery Nikšić, Crnogorski Telekom (anëtar i Deutsche Telekom Group), Banka serbe Erste, UniCredit etj.

Ai është drejtor programi i Spark.me, konferenca më e madhe rajonale në fushën e marketingut.

Vladimir ka qenë folës në konferenca që janë zhvilluar në 20 vende, në 4 kontinente, nga Peru në Taiwan. Ai është gjithashtu folës në TEDx  dhe ka 12 vite përvojë si lektor në Universitet, në Fakultetin Ekonomik të Podgoricës për lëndën e menaxhimit strategjik.

Matt Desmier

Matt është nga ata persona që i sheh problemet e marketingut dixhital dhe çështjet e rritjes së biznesit në një mënyrë relativisht unike. Brandimi, përmbajtja e marketingut dhe transformimi dixhital. Matt është ai që sjell një perspektivë të freskët.

Fushat e tij të ekspertizës janë: inovacioni, marketingu dhe kreativiteti. Ai ka qënë spiker i rëndësishëm për këto tema në konferenca në SHBA, Greqi, Australi, Mali i Zi, Maqedoni, Kuala Lumpur dhe Britani.  Aftësitë e tij të veçanta janë: qartësia, empatia dhe komunikimi.

Roger Edwards

Me përvojë në fushën e marketingut dixhital, ndihmon bizneset në strategjitë e tyre të marketingut, përmbajtjes dhe mediave sociale. Ai është Drejtor Marketingu për disa marka britanike të shërbimit financiar. Ai zhvillon edhe podcaste të njohura në fushën e marketingut financiar. Roger mbështet njerëzit të  mbajnë të thjeshtë marketingun e kompanive të tyre. Ai ka qëndruar për shumë vite në koorporatat më të mëdha ndërkombëtare si drejtor marketingu dhe ka qenë edhe pjesë e disa markave britanike të shërbimit financiar para se të krijojë kompaninë e tij. Ai tashmë udhëheq klientët në dizenjimin e fushatave.

Me folësit mund të njiheni edhe në faqen zyrtare të internetit allWeb.al, në të cilën do të publikohen informacione mbi formatin, folësit, tematikat dhe programin në vijim.

Në këtë Faqe mund të blihet një sasi e limituar biletash me ofertën Super Early Bird! Kjo ofertë përfundon më datë 31 Gusht 2019!

Për sponsorizime, bileta apo informacione më të detajuara kontaktoni me:

Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose gerti@newmedia.al

Si edhe me Darko Bulldioski, në 070/ 30 70 40 ose  në darko@newmedia.mk

# # # # #

Për më tepër informata kontaktoni me:
Gerti Boshnjaku, në +355 67 20 11 531 ose marketing@newmedia.al

Për më tepër informata rreth folësve, programit dhe për vetë konferencën mund të gjeni në www.allweb.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Ndërto diçka që njerëzit e duan dhe gjithçka tjetër do të vijë vetvetiu.”
— Paul Graham
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0