E apasionuar pas udhëtimeve, Edlina Losha nuk bën vetëm biznes - Business Magazine Albania

E apasionuar pas udhëtimeve, Edlina Losha nuk bën vetëm biznes


Edlina Losha është jo vetëm themeluesja dhe drejtuesja e kopështit “Princi i Lumtur”, ku dallon për filozofinë e saj tërësisht ndryshe të rritjes dhe edukimit të fëmijëve. Prej më shumë se 15 vitesh, ajo punon për t’u siguruar fëmijëve momente mbresëlënëse. Por, edhe ajo vetë jeton eksperiencat e forta që të japin udhëtimet në vende të ndryshme të botës, me kultura dhe histori nga më të ndryshmet. Sigurisht që çdo udhëtim është rigjenerim i trurit dhe energjisë.

Nisur pikërisht nga pasioni i saj i udhëtimit dhe ndikimi që kjo ka lënë te Edlina, ne kemi zhvilluar një intervistë për të kuptuar më shumë rreth vendeve më interesante, të mira, të sigurta apo jo.

Lexo: 5 mënyra se si udhëtimet ju ndryshojnë

Lexoni më poshtë intervistën:

Duke qenë se keni udhëtuar shumë vende të botës, a mund të na thoni cili ka qenë vendi që ju ka lënë më shumë mbresa?

Udhëtimet janë një përvojë e mrekullueshme, terapi e këndshme, ilaç për të arritur lumturinë! Por, si të gjithë ilaçet, tek disa persona ka më shumë efekt- tek disa jo edhe aq shumë! Unë i përkas kategorisë së njerëzve që udhëtimet i kanë në vend të ripërtëritjes! Kur shkon jashtë kufijve të vendit tënd- të gjitha në vetvete të lënë mbresa nga më të ndryshmet dhe të larmishmet! Ky është fakt! Por, ka edhe disa të tillë që nuk mund të harrohen kurrë! Për mua një ndër këto ka qenë një aventurë shumë mbresëlënëse rruga që kemi përshkruar në Amerikë nga New York  deri në Kaliforni! Të shkoje nga i ftohti i acartë, (pavarësisht se ishte prill), i NY, në atë bukuri mbresëlënëse me gradaçiela të larta të Chikagos, më pas të biesh në qetësinë dhe atmosferën gjithë mikpritje të Nebraskës, të përshkruash rrugët gjithë borë të Colorados, më pas tek qyteti i shumëpëlqyer dhe i lakmuar nga vetë amerikanët Denver….rrugë, rrugë…rrugë të drejta të autostradave dhe më tej kanionet e pafundme me bukuri të pashoqe të Utah… Deri në vapën e padurueshme prej 40 gradësh të Las Vegasit të çmendur që ishte thjesht mishërimi i shprehjes: “Çfarë bëhet në Las Vegas mbetet ne Las Vegas“ dhe mbyllja fantastike në Los Anxhelosin e adhurueshëm me Beverly Hills – in dhe Hollywood-in! A ka më bukur se kjo? Të marrësh një makinë me qera në NY, të flesh netëve nëpër motele, të freskohesh në autogrillat e lezetshme që ndryshe nga evropianët, amerikanët i kanë edhe me dhoma ndenje, lojrash, televizor …. një aventurë që e kujtoj me shumë ëmbëlsi përherë! Kemi bërë pothuaj 5000 km dhe ka zgjatur rreth 3 javë!

Por, kur mendon se kaq shumë udhëtime, njëkohësisht të vijnë në mendje shpenzime marramendëse. A mund të na tregoni ndonjë sekret për të udhëtuar shumë dhe me pak shpenzime?

Gjithmonë ekziston koncepti i gabuar që udhëtimet patjetër shoqërohen me buxhet marramendës! Janë shumë të kufizuara shpenzimet veçanërisht kur del jashtë Evropës! Evropa shquhet për çmime të larta. Pra, një këshillë është të dalim jashtë kufijve të saj! Gjithashtu, duhet të parashikohet udhëtimi disa muaj më parë dhe të bëhen prenotimet! Por, edhe agjensitë turistike bëjnë oferta shumë të mira, guida të garantuara dhe hotele mjaft të mira- me sa kam parë! Them se ia vlejnë.

Cili është vendi të cilin nuk do të dëshironit ta vizitonit më dhe në të cilin keni kaluar edhe çaste të vështira?

Unë me tim shoq, pavarësisht se ia kaluam bukur në Brazil, nuk do të dëshironim të ktheheshim më atje!

Nga biseda që kemi bërë bashkë më keni treguar se jo gjithmonë shtetet ku udhëton janë shumë të qeta. Cilat janë shtetet ku turistët nuk kanë siguri dhe cilat janë disa nga masat që duhet të marrim për të përballuar situata të pakëndshme?

Sa më i varfër një vend, aq më shumë turistët nuk janë të sigurt! Në këto raste këshilloj si domosdoshmëri që turistët të prenotojnë ose guidë vendase ose të shkojnë me agjensi nga Shqipëria! Mund të kenë edhe pasoja fatale kur nuk merren të tilla masa, më besoni!

Na listo 10 vendet më të paqta për turistët dhe 10 vende që nuk janë të sigurta?

Ka institucione që merren me këto punë, nuk është e  thjeshtë! Listimet dhe klasifikimet mund t’i gjejë vetë çdo turist- mjafton të kërkojë në internet. Varet edhe nga përvojat personale! Por, nga c’kam parë vetë, ndër vendet më të sigurta me janë dukur Singapori, Japonia, gjithë vendet e Evropës pa përjashtim, gjithë vendet e Amerikës Veriore, pavarësisht çfarë mendojnë apo thonë turistët e tjerë.

Jo shumë të sigurt më janë dukur Brazili, Maldive jashtë rezortit, Republika Domenikane, Malajzi, Kinë, Tajlandë.

Lexo:Udhëtimet na bëjnë shumë më të lumtur se çdo pasuri tjetër materiale, sipas një studimi

Një këshillë nga Eda si një turiste e apasionuar për t’u mbrojtur në situata të rrezikshme dhe disa mënyra për të zgjedhur një vend të sigurt për të udhëtuar.

Këshilla ime?! Thjesht udhëtoni sa më shumë! Merrni informacionet e nevojshme paraprake, pyesni miqtë që kanë qenë dhe, nëse duhet- prenotoni guidë vendase. Si bëhet kjo? Ose që nga shtëpia përmes internetit, ose kur shkoni në vendin përkatës- në recepsionin e hotelit kërkohet një gjë e tillë! Gjithmonë hotelet janë shumë miqësore dhe të ndihmojnë! Ata të këshillojnë edhe se ku duhet të shkosh apo të mos shkosh! Unë përherë e bëj këtë kudo që shkoj! Funksionon më së miri dhe mbetem përherë e kënaqur!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0