Dua punë, mes 23 faqeve të internetit që raportojnë te Google for jobs, për shkeljet "EU antitrust" - Business Magazine Albania

Dua punë, mes 23 faqeve të internetit që raportojnë te Google for jobs, për shkeljet “EU antitrust”


Në një letër të parë nga Reuters, 23 faqe interneti në Europë, të profilizuara në kërkimin e vendeve të punës, duke përfshirë këtu dhe portalin www.duapune.com po bëjnë thirrje për një hetim lidhur me ligjin ‘antitrust’ për motorin kërkimor të Google lidhur me mundësitë e kërkimit të punës.

Letra, e cila i dërgohet Komisionerit të Konkurrencës në BE, Margarethe Vestager, kërkon që BE të ndalojë praktikat e padrejta të kompanisë Google deri sa të përfundojë një hetim të plotë dhe i drejtë.

Vestager u shpreh në Financial Times në fillim të këtij viti se disa prej bizneseve që varen nga motori i madh i kërkimit mendojnë se po trajtohen padrejtësisht.

Ende nuk dihet nëse letra e re do ta shtyjë Vestager të nisë një hetim të plotë, por duke pasur parasysh rekordin e saj, nuk do të ishte befasuese. Ajo ka drejtuar akuzat për praktikat e padrejta të konkurrencës së Google që kanë rezultuar me gjoba masive: 1,49 € (1.67 $) miliardë për ‘vrasje’ të konkurrencës në reklama, 2.4 € (2.69 $) miliardë për rritjen e padrejtë të shërbimive të veta dhe 4.34 € (4.87 $) miliardë për kufizimin në mënyrë të paligjshme të përdorimit të Android.

Por si është në të vërtetë puna me kërkimin për punë në Google?

Google lancoi në vitin 2017 ‘aplikacionin’e  njohur më parë si ‘Google For Jobs’ (Google për Punë).  Ky mjet aplikacion paraqet listat e vendeve të punës, të grumbulluara nga punëdhënës të shumtë, mbi rezultatet normale të kërkimit kur shtypni me terma të tillë si ‘punë pranë meje’ ose të tjera të ngjashme.

Kjo ka rezultuar shumë e suksesshme, por 23 kompanitë rivale argumentojnë se Google po përdor dominimin e tij në mënyrë të paligjshme, duke vendosur rezultatet e tij mbi rezultatet normale. Google zotëron motorin e kërkimit, për të cilin rivalët argumentojnë se i jep gjigandit teknologjik një avantazh të padrejte, pasi nuk ka pse të bëjë investimet tradicionale të marketingut që të tjerët do të duheshin të realizonin rregullisht.

Google gjithashtu ka nxitur procesin që listat e punëve të paraqiten në një mënyrë që lejon kompjuterët t’i lexojnë lehtësisht ato.

Lexo: Para se të bëni punësimin e parë lexoni këto 3 libra

Meqenëse kjo është mënyra e vetme për t’u përfshirë në motorin e kërkimit te Google, disa faqe interneti kanë ndryshuar formatin e tyre për të ndjekur udhëzimet e Google, ndërsa të tjerë nuk kanë mjetet e duhura ose me vendosin me vetëdije të mos e bëjnë më të lehtë për gjigandin teknologjik të marrë të dhënat e tyre. Ajo që është vërtet shqetësuese për kompanitë e tjera të kërkimit të punës është se Google do të fillojë të shesë reklama në aplikacionin në fjalë – gjë e cila do të avanconte më tej dominimin e tij në tregun e reklamave.

Nick Zakrasek, menaxher i lartë i produkteve për kërkimin në Google, u shpreh në një deklaratë se kompania ka implementuar tashmë një veçori në Europë që i jep rëndësi kompanive rivale.
Kjo erdhi si përgjigje ndaj ankesave të mëparshme lidhur me ligjin ‘antitrust’ dhe mund të sugjeronte që Google mund të përpiqet të shmangë gjobat miliarda dollarshe.

Sidoqoftë, është e qartë që rivalët e kërkimit të punës po kërkojnë gjithmonë dhe më shumë. Reuters raporton se më shumë kompani – të cilat përfshijnë faqen britanike Best Jobs Online dhe platformat gjermane Intermedia dhe Jobindex – pritet të paraqesin ankesat e tyre nëse letra e re nuk rezulton në një hetim të plotë. Çështja tani po drejtohet për në gjykatën e Vestager.

Referencë: https://thenextweb.com/google/2019/08/13/23-job-sites-to-report-googles-job-search-for-eu-antitrust-violation/

Dua punë

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0