Lexoni: Aplikacionet që iu nevojiten ndërsa udhëtoni nëpër botë
Airbnb do të vazhdojë të udhëheqë markën e HotelTonight, duke përfshirë faqen e saj të internetit dhe aplikacionin për prenotim. CEO i HotelTonight, Sam Shank, tani do të drejtojë linjën e biznesit të hotelit në Airbnb dhe shumica e punonjësve të kompanisë do të bashkohen me Airbnb.
Është një blerje simbolike për kompaninë e udhëtimit, që ka qenë në një marrëdhënie dashuri-urrejtje me industrinë e hoteleve për vite me radhë. Edhe pse Airbnb dhe industria hoteliere kanë zhvilluar debate të ashpra në qytete si New York gjatë 10 viteve të fundit, ajo gradualisht po e ngroh marrëdhënien me industrinë e hoteleve. Në Shkurt të vitit 2018, Airbnb njoftoi se hotelet do të jenë një kategori e veçantë në faqen e saj. Në atë kohë, ajo kishte 24,000 dhoma hoteli dhe mbi 180,000 B&B (Krevat+mëngjes). Këto numra janë më shumë se dyfishuar gjatë vitit të kaluar, sipas Airbnb.
Shtimi i HotelTonight do të ndihmojë imazhin e Airbnb për të qenë një vend më shumë se vetëm shtëpi pushimi ose apartamente të përbashkëta. Filloi në vitin 2010 nga Shank, një sipërmarrës udhëtimi, HotelTonight u bë i njohur për ofrimin e marrëveshjeve të shkëlqyera në rezervimet e hoteleve të minutës së fundit nëpërmjet faqes së saj të internetit dhe aplikacionit. Me një investim prej 117 milionë dollarë nga investitorë duke përfshirë Accel, Coatue Management dhe Battery Ventures, në vitin 2016, HotelTonight ishte në listën e Forbes “Next Miliard-Dollar Startups” pas gjenerimit të rreth 60 milionë dollarë në të ardhurat e atij viti.
Një vend për udhëtarët e biznesit
Prenotimet e minutës së fundit në HotelTonight bëhen veçanërisht nga udhëtarët e biznesit, një segment tregu që Airbnb po përpiqet të tërheqë për vite me radhë. Në San Francisko, për shembull, HotelTonight tregoi dhoma në Hotel Kabuki me zbritje nga $769 në $162. Një hotel Hampton Inn në San Francisko shënoi ulje nga 287 dollarë në 129 dollarë.
Airbnb thotë se hotelet duhet të përmbushin standardet e tij të mikpritjes, kështu që një zinxhir si Hampton Inn nuk ka gjasa ta prishi atë.
Lexoni: “Airbnb”: Shqipëria, më e lira në Europë pas Maqedonisë
Futja e kompanisë më thellë në industrinë e hotelit vjen gjithashtu në një kohë kur po përgatitet të bëhet publike. Është folur më parë se kompania do të jetë e gatshme për IPO deri më 1 Korrik. Gjatë viteve të fundit, Airbnb është përpjekur të zgjerohet në linja të reja biznesi si përvojat e njerëzve dhe rezervimet e restoranteve. Ajo gjithashtu ka punësuar kohët e fundit Fred Reid, ish CEO i Virgin America, për të udhëhequr eksperimentet e transportit. Me blerjen e HotelTonight, Airbnb shton edhe një biznes prenotimi të minutës së fundit.
burimi: Forbes
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.