“Airbnb”: Shqipëria, më e lira në Europë pas Maqedonisë - Business Magazine Albania

“Airbnb”: Shqipëria, më e lira në Europë pas Maqedonisë


 

Shqipëria është vendi i dytë në Europë me çmimet më të lira të hoteleve. Ky është rezultati i një renditjeje të përpiluar nga “Airbnb”, platforma më e madhe “online” për shërbimet e akomodimit.

Sipas renditjes, në Shqipëri një natë qëndrimi në hotel kushton mesatarisht 27 paund. Çmim më të lirë se ky, në Europë sipas “Airbnb” ka vetëm Maqedonia, ku një natë në hotel kushton 26 paund.

Thuajse të gjitha vendet me hotelet më të lira gjenden në Europën Lindore. Pas Shqipërisë renditen menjëherë Moldavia dhe Kosova, ku çmimi për të fjetur një natë llogaritet në 28 paund, ndërsa në Serbi 30 paund.

airbnb-shqiperia-e-lira-ne-europe-pas-maqedonise-businessmag

Por nëse në Lindje mund të flesh një natë me kosto rreth 30 paund, në Europën Perëndimore çmimet janë dy deri në 3 herë më të larta. Sipas renditjes, vendi më i shtrenjtë është Islanda, ku një natë në hotel paguhet 112 paund, ndërkohë që në shumicën e vendeve të tjera çmimi varion nga 50 deri në 85 paund.

Çmimet e hoteleve zënë një pjesë jo të vogël në koston totale të pushimeve. Veç tyre, Shqipëria ruan avantazh edhe në çmimet e ushqimeve, që sipas “Eurostat” kushtojnë të paktën 30 për qind më pak sesa mesatarja e BE-së.

Por, siç shprehen agjencitë turistike, edhe pse ka avantazhe në kosto, turizmi në Shqipëri vuan infrastrukturën e dobët, por edhe shërbimet.

/Top-channel

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0