“Dramë” politike në Itali. Dorëheqja e Draghit refuzohet nga Presidenti. Tani “flet” parlamenti - Business Magazine Albania

“Dramë” politike në Itali. Dorëheqja e Draghit refuzohet nga Presidenti. Tani “flet” parlamenti

Pas refuzimit të dorëheqjes së tij nga presidenti Sergio Mattarella, Mario Draghi del përpara parlamentit të mërkurën për një vlerësim të situatës së tij. Nëse do të gjejë mbështetje të mjaftueshme në parlament, kryeministrit mund të shpëtojë, edhe pse ai vetë e ka përsëritur vazhdimisht se nuk dëshiron një qeveri koalicioni pa Lëvizjen 5 yjet.

Kriza shpërtheu të enjten, pasi u votua në Senat Dekreti i Ndihmës, i cili parashikon ndarjen e miliarda eurove për familjet dhe kompanitë për të frenuar efektet e krizës energjetike dhe inflacionit. E pakënaqur me këtë plan, Lëvizja Pesë Yje bojkotoi votimin, pavarësisht paralajmërimeve të përsëritura të Draghit se ai do të largohej nga qeveria nëse partia do të largohej nga shumica në pushtet.

“Vota në parlament është një sinjal shumë domethënës politik. Koalicioni i unitetit kombëtar që mbështeti këtë qeveri nuk ekziston më.” – u shpreh Mario Draghi.

Lexo edhe: Kontradikta/ Italia miratoi “embargon”, por rriti importet e naftës ruse gjatë muajve të parë të vitit

Ish lideri i partisë, Luigi di Maio akuzoi “5 Yjet” për një plan cinik për rrëzimin e qeverisë Draghi me qëllimin të rrisë mbështetjen për veten, ndërkohë që zhyt Italinë në kolaps ekonomik e social. Por pasojat, duket do të ishin edhe më të gjera se kaq. Në rrezik është më shumë se sa vetëm stabiliteti i Italisë. Lamtumira prej „super Marios“ do t’i vinte për mbarë vetëm Putinit. Ndërsa do të rrezikonte BE-në, euron dhe politikën ndaj Ukrainës, thotë analistja Wesel.

Europa nuk mund ta përballojë paqëndrueshmërinë në Romë me pasojat që dihen ndaj euros dhe fundit të një politike të përbashkët ndaj Ukrainës. Ish-shefi i Bankës Qendrore Europiane, i quajtur edhe “super Mario”, konsiderohet në Europë si shpëtimtar i stabilitetit italian, ai e drejtoi vendin gjatë krizës së Coronës dhe paraqiti një plan reformash për ekonominë italiane, që do t’i sjellë arkës së shtetit  mbi 100 miliardë euro nga fondi i BE-së për rindërtimin. Në Bruksel ishin varur shpresat, që Draghi do të qëndrojë në detyrë deri në zgjedhjet e radhës pranverën e ardhëshme, kur BE-ja ta ketë përballuar më të keqen.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0