Doni të bëheni miliarder? Marc Cuban ju tregon se si - Business Magazine Albania

Doni të bëheni miliarder? Marc Cuban ju tregon se si


Marc Cuban: miliarder, investitor, pronar i një klubi në NBA. Një njeri i këndshëm. Marc Cuban padyshim i di disa gjëra rreth të bërit para.

Kur u pyet se çfarë do të bënte nëse do të humbiste gjithçka, ja si u përgjigj:

Do të gjeja një punë si barist gjatë natës ndërsa ditën do të merresha me shitje dhe do filloja të punoja fort. A do të bëhesha një multimilioner sërish? Nuk ka dyshim!

Pse mendon ai në këtë mënyrë? Suksesi në çdo fushë është i bazuar mbi aftësi të mira shitjeje.

Nuk më besoni? Padyshim shumë njerëz mendojnë se të shesësh do të thotë të ushtrosh presion, të manipulosh, të gënjesh, cilësi këto të cilat përbëjnë stereotipin e një shitësi.

Por nëse e mendoni shitjen si të shpjeguarit të logjikës dhe benefiteve të një ideje, një projekti apo e çdo gjëje të vlefshme, atëherë çdokush ka nevojë për të. Gjithkush duhet të ketë aftësinë të bindë njerëzit e tjerë që një ide ka vlerë, t’i tregojë punëdhënësit apo investitorëve të tij se se si një projekt apo një biznes do të gjenerojë të mira, si dhe anët pozitive që mund të ketë një proçes i ri.

Aftësitë në shitje janë në thelb aftësi komunikuese. Pra, meqënëse aftësitë e komunikimit janë thelbësore në çdo biznes apo karrierë, mënyra më e mirë për të mësuar si të komunikosh është të punosh në fushën e shitjeve.

Fito aftësi shitjeje dhe do jesh më i mirë në gjithçka: në sjelljen e investitorëve, në motivimin e punonjësve apo dhe në lidhjen e marrëveshjeve. Sidomos në fazat e para të një kompanie, duket sikur thuajse gjithçka që bën ka të bëjë me shitjet.

Ja pse të shpenzosh kohë në një punë të tillë, është një investim për të ardhmen. Kur ti mëson të shesësh:

1.Mëson të jesh këmbëngulës

Shitësit e dëgjojnë fjalën ”jo” gjatë gjithë kohës. Me kalimin e kohës do të fillosh ta shohësh fjalën ”jo”, si një sfidë, jo si një refuzim. Kështu do të fillosh të kuptosh se çfarë do të bësh në vazhdim.

2.Mëson disiplinën

Kur punon për një kompani të madhe, ndonjëherë mund edhe të duket sikur fle gjatë ditës dhe në fund gjithsesi paguhesh. Por, kur punon në bazë komisionesh, atëherë motoja jote është: “Nëse është për tu bërë, më takon mua.”

3.Fiton vetëbesim

Puna në sektorin e shitjeve, është një kurë e përkryer për ndrojtjen. Do të mësosh si të ecësh përpara me besim, sidomos në periudhat më të vështira.

4.Mëson si të negociosh

Çdo punë përfshin negocimin:me klientët,me furnizuesit apo edhe me punonjësit.Shitësit mësojnë të dëgjojnë,të gjejnë cilat janë gjërat me rëndësi,të përballen me refuzimet si dhe të gjejnë gjithnjë mënyrën për të lidhur marrëveshje.

5.Mëson të përfundosh gjërat

Të përfundosh një shitje,është pjesërisht art dhe pjesërisht shkencë.Ti bësh të tjerët të bien dakort me ty dhe të ndjekin drejtimin tënd është gjithashtu pjesërisht art dhe pjesërisht shkencë.Shumë njerëz,mendojnë se është e vështirë të kërkojnë atë që duan,nëse do që ti drejtosh njerezit,duhet të jesh i aftë ti shpjegosh atë të cilën kërkojnë dhe vetëm atëherë ta mbyllësh marrëveshjen.

Pra, nëse je një sipërmarrës i ri, apo aspirant për të qënë i tillë, lëre menjanë biznesin tënd dhe mendo të punosh me shitjet 1 apo 2 vite. Në fillim duhet të përmirësosh aftësitë e tua të shitjes, të fitosh eksperiencë dhe vetëm atëherë mund të jesh edhe një sipërmarrës i suksesshëm.

Burimi: Inc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0