Doni më shumë klientë besnikë? Provoni këto mënyra për të pasur sukses - Business Magazine Albania

Doni më shumë klientë besnikë? Provoni këto mënyra për të pasur sukses

6 mënyra si mund të zhvillohet besnikëria ndaj klientit

Edhe pse mund të jetë tunduese përqendrimi në realizimin e shitjeve të reja,  vëmendja ndaj klientëve ekzistues është thelbësore për suksesin afatgjatë të biznesit tuaj. Sekreti për zhvillmin dhe zgjerimin e biznesit qëndron në veprimet efektive të vazhdueshme ndaj klientëve, duke filluar që me mesazhet e falenderimit pas një blerjeje deri te kontrolli i përshtypjeve të klientit. Përtej kësaj, është e rëndësishme të përdoren sa më shumë strategji të personalizuara që të mundësojnë që biznesin juaj të mbetet në mendjen e klientit.

1. Bëjuani të ditur klientëve se çfarë po bëni për ta.Kjo mund të jetë në formën e një buletini të dërguar me postë elektronike për klientët ekzistues. Cilado metodë që përdorni, çelësi është t’u tregoni në mënyrë interesante klientëve se çfarë shërbimi të shkëlqyer dhe të mirëmenduar po u ofroni atyre. Nëse nuk i përmendni asnjëherë të gjitha gjërat që po bëni për ta, klientët mund të mos i vënë re. Nuk do të jeni mendjemëdhenj nëse bisedoni me klientët për të gjithë punën që keni bërë për tu mundësuar atyre një eksperiencë.

2. Shkruani mesazhe të personalizuara, ose të shkruara me dorë sidomos për klientët tuaj të hershëm.

3. Kultivoni një marrëdhënie personale të klientit me biznesin. Emailet e bëjnë të lehtë komunikimin, por megjithatë kontakti real humbet me atë metodë. Kini parasysh të krijoni mundësi që lidhin klientët me biznesin tuaj.

4. Mos harroni rastet e veçanta. Dërgojini klientëve të rregullt kartolina ditëlindjesh, kartolinat të përvjetorit, ose kartolina festive. Dhuratat qoftë dhe ato më simboliket janë gjithashtu mënyra të shkëlqyera. Përdorni kreativitetin tuaj për ide sa më interesante dhuratash që lidhen me biznesin tuaj, biznesin e klientit ose blerjen e tij të fundit te ju.

5. Transmetoni vlerë. Nëse lexoni një artikull, një libër të ri ose trajnoheni për disiplina nga më të ndryshmet konvertoini njohuritë tuaja në dobi të klientëve tuaj, në kanale komunikimi dhe për çështje që ju përshtaten ju më së miri.

6. Merrni parasysh feedback dhe këshillat që ju japin klientët. Klientët tuaj janë burimi kryesor nga ku mund të merrni nxitje për ta zhvilluar biznesin tuaj, pasi ata kanë një sërë referimesh për t’ju dhënë lidhur me veçori të produkteve a shërbimeve që ju ofroni dhe se çfarë duhet të përmirësoni.

Me gjithë vlerën që klientët tuaj ekzistues kanë për ecurinë aktuale të biznesit tuaj dhe për zhvillimin e tij të mëtejshëm, thjesht nuk ka asnjë arsye për të mos qëndruar në kontakt të rregullt me ​​ta. Përdorni forma kreative që i përshtaten kontekstit të biznesit dhe klientelës tuaj për të zhvilluar marrëdhënie sa më të qëndrueshme me ta.

Enterpreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0