Doni Fruits dhe 58 fermerë marrin për herë të parë çertifikatën GlobalG.A.P.

Doni Fruits dhe 58 fermerë marrin për herë të parë çertifikatën GlobalG.A.P.


Një grup prej 58 fermerë që furnizojnë Doni Fruits, kompania e eksportit me seli në Lushnjë, janë çertifikuar së bashku me Doni Fruits për eksportin e frutave dhe perimeve në tregjet europiane, përmes çertifikimit në grup GLOBALG.A.P.

Stativa është organi çertifikues ndërkombëtar me seli në Portugali, e cila ka çertifikuar Doni Fruits dhe grupin e fermerëve. Partneri i tyre shqiptar, Albinspekt, u dorëzoi çertifikimin kompanisë dhe fermerëve gjatë një ceremonie të organizuar pranë zyrave të Doni Fruits. Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi dhe Zëvendës Shefi i Misionit të Ambasadës së Zvicrës në Shqipëri, Patrik Meier, morën pjesë në këtë ceremoni.

Lexo: Doni Fruits, një kompani që e do Shqipërinë

Projekti zviceran RisiAlbania mbështet eksportuesit si Doni Fruits, për të siguruar standardin GLOBALG.A.P. një garanci për ecurinë ushqimore dhe kushtet e punës për fermerët.

Eksportuesit sigurojnë kontrata më të mira me blerësit europianë dhe një marrëdhënie më të lartë besimi me fermerët. Gjithashtu krijojnë më shumë vende pune për të rinjtë, për të përballuar kërkesën në rritje të tregut zviceran dhe tregjeve europiane për produkte të çertifikuara dhe miqësore me mjedisin” – tha Patrik Meier pasi vizitoi një serë të çertifikuar me GLOBALG.A.P.

Ministri Shalsi përgëzoi kompaninë Doni Fruits dhe 58 fermerët për marrjen e çertifikatës. “Ky standard ofron një mundësi të artë për ta ndjekur edhe kompanitë dhe fermerët e tjerë në Shqipëri. Unë ju siguroj se qeveria shqiptare do të mbështesë fermerët dhe eksportuesit, duke ndërgjegjësuar për çertifikimin në grup GLOBALG.A.P.” – tha Shalsi.

Kjo është hera e parë që certifikimi në grup GLOBALG.A.P i jepet një eksportuesi me një grup kaq të madh fermerësh shqiptarë, dhe hera e dytë që ndodh në Shqipëri prej janarit 2019.

Ejup Ahmeti, Administratori i Doni Fruits tha se, “Ky proces nisi pas kërkesës që kishim nga tregjet ndërkombëtare për produkte të çertifikuara. Ne kishim informacion për çertifikimin GLOBALG.A.P., por nuk ishte e lehtë për ne ta ndërmernim këtë inisiativë. Në sajë të partnerëve tanë, Risi Albania dhe Albinpekt ia dolëm të sigurojmë çertifikimin në grup GLOBALG.A.P., një arritje e madhe për kompaninë tonë dhe për gjithë vendin, i cili përfaqësohet tani në tregjet ndërkombëtare me produktet e çertifikuara”.

Lexo: Revolucioni i katërt në bujqësi. Burim Ahmeti i Doni Fruits: “po ecim me hapin e kohës”

Përmes këtij çertifikimi, frutat dhe perimet shqiptare kanë të gjitha garancitë dhe përmbushin kërkesat e sigurisë dhe të cilësisë që kërkohen nga supermarketet në Europën Perëndimore. Çertifikimi siguron gjithashtu procesin e prodhimit, i cili duhet të respektojë shëndetin, sigurinë dhe mirëqenien e punëtorëve, si dhe mjedisin.

Risi Albania, një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC që zbatohet nga Helvetas Sëiss Intercooperation dhe Partners Albania, po mbështet eksportuesit për të menaxhuar dhe për të marrë çertifikimin në grup Global G.A.P., për fermerët e tyre furnizues. Me marrjen e çertifikatës GlobalG.A.P, eksportuesit shqiptarë aksesojnë tregje me vlera më të larta dhe sigurojnë kontrata më të mira me blerësit, gjë që çon në marrëdhënie më të forta me fermerët e tyre furnizues dhe më shumë vende pune për të rinjtë, për të përmbushur kërkesën në rritje.

RisiAlbania ka mbështetur eksportuesit nismëtarë të kësaj inisiative për të prezantuar çertifikimin në grup GlobalG.A.P. në Shqipëri. Ky proces filloi në 2018 kur Tomato AL, një eksportues me qendër në Berat, realizoi me sukses çertifikimin në grup GlobalG.A.P ,për një grup fillestar prej 16 fermerësh. Eksportet e tyre në tregjet europiane u rritën me 30% gjatë vitit të parë, duke rritur interesin e kompanive dhe fermerëve të tjerë, për marrjen e çertifikimit në grup. Doni Fruits e pason me një grup më të madh fermerësh dhe më shumë mallra të çertifikuar.

Lexo: 8 milionë euro investim në qendrën e grumbullimit bujqësor “Doni Fruits”

Për të rritur më tej ndërgjegjësimin, projekti ka mbështetur Albinspekt për të krijuar një platformë online, www.agroquality.al, ku të gjitha udhëzimet, informacionet dhe mjetet mësimore për përgatitjen dhe zbatimin e standardit GLOBALG.A.P janë në dispozicion të të interesuarve në gjuhën shqipe.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0