Doni Fruits, një kompani që e do Shqipërinë - Business Magazine Albania

Doni Fruits, një kompani që e do Shqipërinë


Bashkimi i shpirtit sipërmarrës me dashurinë për Shqipërinë, po bën që Doni Fruits, kompania më e madhe e grumbullimit, përpunimit dhe eksportit të fruta-perimeve të bëhet një katalizator i fortë për zhvillimin e bujqësisë në vendin tonë. Kompania me përvojë 60 vjeçare në Kosovë dhe në tregun rajonal, ka nisur tashmë investimin e saj mbi 8 milionë euro për ndërtimin e stabilimentit më të madh në vend.

Pas rreth një viti, Shqipëria do të ketë një nga qendrat më të mëdha në rajon për grumbullimin, ruajtjen, shpërndarjen dhe eksportin e prodhimeve bujqësore. Ndërkohë ‘Doni Fruits’ është tashmë eksportuesi më i madh i prodhimeve Made in Albania.

Burim Ahmeti, bashkëpronarë i Doni Fruits thotë se, “Kjo qendër do të ketë 36 dhoma të mëdha frigoriferike për ruajtjen e frutave, perimeve dhe agrumeve për dy vjet. Prodhimet shqiptare janë të sigurta dhe shumë të vlerësuara në tregjet europiane për shijen e tyre”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 60  të numrit 21 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu  nr. 21 të saj.

Fatos Mustafa, nxitës i këtij projekti dhe ekspert për zhvillimin e bizneseve thotë se, “përmes këtij investimi pritet të hapen deri 500 vende të reja pune në mënyrë direkte dhe numri i të punësuarve indirekt në të gjithë Shqipërinë do të arrijë deri në 10 mijë veta brenda pesë vitesh”.

Sipas tij, “projekti do të nxisë prodhimin vendas, eksportet e produkteve shqiptare made in Albania dhe do të ulë importin”. Ndaj ai apelon që të gjithë shqiptarët, “të mos ikin nga tokat e tyre, por të fokusohen në investime të cilësisë së parë në bujqësi dhe mbështetja nuk do t’u mungojë. Bujqësia është sektor social masiv që gjeneron vende pune. Për një kohë të shkurtër mund të arrish rezultate të shpejta”.

Pak ditë më parë, punimet u ndoqën nga afër edhe nga Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi. Ai u shpreh se, “ky investim do të ketë impakt të madh në nxitjen e prodhimit vendas dhe rritjen e eksporteve”.

Në ditët e sotme, kur niveli i emigrimit është i lartë dhe nuk ka zhvillime të dukshme për investime të mëdha të huaja në vend, injektimi i gati 10 milionë eurove në bujqësi nga vetëm një kompani pritet të jetë zhvillim historik për sektorin. Krahas shtimit direkt të vendeve të punës dhe nxitjes së fermerëve për të punuar më shumë sipërfaqe toke, Doni Fruits sjell një standard planifikimi, kultivimi e grumbullimi të produkteve bujqësore.

Sipërmarrësi dhe një nga bashkëpronarët e Doni Fruits, Ejup Ahmeti, tregon se, kompania me 500 të punësuar në nivel rajonal, “ka zhvilluar disa departamente: departamenti i hulumtimit, zhvillimit, deparamtenti i planifikimit të prodhimit, asistencës për sëmundjet e bimëve dhe prodhimit”. Kjo mundëson që fermerët të asistohen në çdo hap të punës së tyre, duke shmangur pothuajse tërësisht rrezikun e pamundësisë për të shitur, rrezikun e dëmtimit të prodhimit.

Shqipëria është dashuria e djemve nga Kosova e Maqedonia e Veriut. Ata, krahas emocioneve që po përjetojnë nga zhvillimi i suksesshëm i biznesit, janë të lumtur për efektin që puna e tyre po jep në Shqipëri.

Ejupi ka thënë gjatë intervistës së zhvilluar në Think Big se, “Shqipëria është një dashuri e madhe për ne. Por, Shqipërinë e duam më shumë kur e zhvillojmë dhe investojmë. Vetëm me ekonomi mund ta zhvillojmë kombin”.

Besimi, i cili krijohet nga marrëdhënie të mira e ka çuar Doni Fruits dhe Ejup Ahmetin në këtë pikë.  Ejupi është i bindur se, “Sot, të jesh fermer në republikën e Shqipërisë është krenari. Për të gjithë ata që duan të arrijnë diçka në tokën e bekuar të Shqipërisë, është bujqësia”.

Ai ftoi gjatë intervistës së zhvilluar në emisionin “Think Big” të gjithë ata që janë në mëndyshje për të nisur investimet, të investojnë në Shqipëri. “Shqipërinë e do kur punon për të dhe kur investon në të. Dhe në e kemi kryer dhe përmbushur këtë amanet. Kjo është dhe një ëndërr që neve na përmbus më së shumti, të punojmë dhe të zhvillojmë Shqipërinë. Kemi patur fatin të jemi pionier të kësaj pune. Vetëm me ekonomi mund ta forcjmë kombin. Energjia e Ejupit, fryma pozitive e tij vjen nga vetë ai. “Burim frymëzimi nuk kam patur asnjë model. Modelin jam munduar ta krijoj vetë”.

Artikulli u publikua më parë në faqen 60 të numrit 21 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 21 të saj.

Lexo: Doni Fruits, një kompani që e do Shqipërinë

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0