Disa mënyra për të qenë më të lumtur në punë, sipas ekspertëve të karrierës - Business Magazine Albania

Disa mënyra për të qenë më të lumtur në punë, sipas ekspertëve të karrierës


Nëse punoni 40 orë gjatë një jave prej 168 orësh, ju praktikisht kaloni gati një të katërtën e javës tuaj në punë. Natyrisht, doni të siguroheni që ato orë të jenë sa më të këndshme të jetë e mundur. Por jo të gjithë janë të lumtur në punë.

Ndër faktorët që kontribuojnë në lumturinë e ulët në vendin e punës janë bilanci i dobët punë-jetë (48%), punëtorët ndihen të pavlerësuar në pozicionet e tyre (46%), etj.

Lexoni: Bëhuni punëdhēnës, jo punëmarrës!

“Puna mund të jetë stresuese, por kjo nuk do të thotë që lumturia nuk mund të arrihet,” ka thënë Zach Holmquist, bashkëthemelues në Teem, për Business Insider. “Ndonëse kjo mund të duket e vështirë për t’u arritur, është e rëndësishme si për punonjësit ashtu edhe për punëdhënësit. Për të shmangur lodhjen dhe për të maksimizuar kreativitetin dhe produktivitetin, sigurohuni që të punoni në një mjedis ku mund të përparoni.”

BusinessMag në këtë artikull ju sjell disa këshilla karriere nga ekspertë të ndryshëm se si të jeni më të lumtur në punën tuaj.

1. Vendosni zhvillimin tuaj profesional të parin

Ashtu si përvojat e shumta në jetë, të qenit të lumtur në punë fillon me mënyrën se si e shihni mentalisht punën dhe njerëzit me të cilët punoni. Vendosni zhvillimin tuaj profesional të parin, lumturia në punë është të dini se mund të rriteni dhe të mësoni në kompaninë tuaj. Zhvillimi profesional mund të jetë çdo gjë, që nga kurset e ndryshme deri tek mënyra se si të bëheni një menaxher i mirë.
– Jillian Seijo, Drejtor i Burimeve Njerëzore në Develop Intelligence

2. Zbuloni se çfarë ju motivon në të vërtetë

Shumë individë janë të pakënaqur në punë, sepse ata nuk e kanë kuptuar se çfarë i motivon rrënjësisht. Pra, mendoni thellë se si e definoni kënaqësinë, suksesin dhe përmbushjen dhe shikoni se si kjo lidhet me atë që bëni në punë. Ndoshta ekziston një shkëputje mes asaj që me të vërtetë ju motivon dhe mënyrës se si të angazhoheni me projektet apo ekipet ku jeni të përfshirë.
– Kira Nurieli, themeluese dhe drejtoreshë e Harmony Strategies Group

3. Bëni pushime 10 – 15 minutëshe

Bëni pushime të shkurtra 10-15 minuta për veten tuaj, pavarësisht nëse është për të ecur, për t’u shtrirë apo për të dëgjuar  muzikë. Kaloni më shumë kohë me veten tuaj dhe kjo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të qëndrueshëm dhe të lumtur për punën, si dhe më pak të lodhur.
– Penelope Brackett, menaxhere e zhvillimit të praktikës në RiseSmart

Lexoni: A ia vlen të respektosh kontratën dhe punën që bën?

4. Kujtojini vetes pse ju pëlqen të punoni aty ku jeni

Kujtojini vetes së pari pse jeni duke punuar në kompaninë aktuale. Pjesën më të madhe të kohës, ne jemi shumë të lumtur kur fillojmë një punë të re, por me kalimin e kohës, ndërsa stresi rritet, ne harrojmë se çfarë e bënte këtë vend pune emocionues në fillim.
– Esther Gonzalez Freeman, trajner i certifikuar dhe themelues i E Powered Media

5. Mos puno 24/7

Përjashtohen rastet kur është një emergjencë ose një rrethanë e veçantë, por në rastet e tjera punonjësit nuk duhet të jenë, apo të ndihen të detyruar të punojnë 24/7. Organizatat nuk nuk duhet të zbatojnë një mjedis që inkurajon një ekip “gjithmonë-aty”. Ajo që ata kanë nevojë është një fuqi punëtore e lumtur.
-Zach Holmquist, bashkëthemelues në Teem, një kompani e WeWork

6. Ndërtoni rrjetin tuaj të kontakteve

Disa nga marrëdhëniet më të thella në jetën tonë formohen në punë. Ne kemi nevojë për miq, mentorë, këshilltarë dhe avokatë për të hedhur idetë, për të kërkuar këshilla të ekspertëve, për të na mbushur me gëzim, për të na ndihmuar në gjetjen e zgjidhjeve dhe për të festuar në fund të javës. Duke ndërtuar rrjetin tuaj, nënkuptoj zhvillimin e marrëdhënieve kuptimplota me njerëz që i admironi dhe respektoni, të cilët ju mbështesin në rritjen tuaj dhe kujdesen për lumturinë tuaj.
– Deena Baikowitz, shef i rrjetëzimit dhe bashkëthemelues i Fireball Network

7. Kufizoni kohën me kolegët negativë

Disa njerëz do të ankohen për punën dhe do të merren me thashetheme në zyrë, por kurrë nuk do të largohen. Pra, kufizoni kohën me kolegët negativë, kaloni kohë me njerëzit që janë pozitivë. Këto janë marrëdhëniet prej të cilave  do të keni përfitime në të ardhmen.
– Rebecca Gebhardt, themelues dhe këshilltar në Rise Up Consulting

8. Bisedoni me shefin tuaj më shpesh

Mënyra më e mirë për të qenë më të lumtur në punë është të flisni me shefin tuaj rregullisht. Në fillim mund të jetë e sikletshme, por duke folur me shefin tuaj do t’ju ndihmojë të zbuloni mundësitë për të pasur një ndikim më pozitiv, të zbuloni se çfarë i intereson atij, çfarë dëshiron dhe çfarë mund të bëni për t’a ndihmuar atë. Duke qenë bashkëpunues në punën tuaj do të rrisni dukshmërinë e arritjeve tuaja dhe do t’ju japë një qëllim në punën tuaj të përditshme.
– Dave Lane, CEO i Inventiv

9. Mos mendoni se keni gjithmonë të drejtë

Mendimet dhe emocionet tuaja janë të vlefshme, prandaj e njëjta vlen edhe për kundërshtarin tuaj. Mos e lini egon tuaj t’iu drejtojë, civilizim do të thotë të tregoni durim dhe respekt ndaj njerëzve që mendojnë ndryshe nga ju. Merrni frymë thellë dhe kohë për të menduar para se të flisni. Pastaj, përpiquni të jeni të kujdesshëm në vend që të mundoheni të vërtetoni se keni plotësisht të drejtë për çdo gjë (sepse askush nuk mund të ketë).
-Steven Dinkin, president i Qendrës Kombëtare të Zgjidhjes së Konflikteve

BusinessInsider

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0