Bëhuni punëdhēnës, jo punëmarrës! - Business Magazine Albania

Bëhuni punëdhēnës, jo punëmarrës!


Shkruar nga Afrim Osmani, Lektor i Menaxhimit të Inovacioneve & Menaxhimit të Burimeve Njerëzore, Kolegji Universitar “ Luarasi ”

Shoqëria e sotme njerëzore ecën drejt polarizimit të skajshëm, sepse anëtarët e saj gjithmonë e më shumë po zgjedhin të bëhen punëmarrës dhe jo punëdhënēs.

Nëse ti zgjedh të shkosh diku dhe këtë e bën duke ecur në këmbë dhe jo me makinë, apo avion, patjetër që ke bërë një zgjedhje të sigurt, por jo konkurruese, jo eficiente dhe për rrjedhojë, jo më të suksesshmen.

Nëse të gjithë ne prindërit rrisim fëmijët, duke u thëne çdo ditë: bëhuni ekonomistë, arkitektë, doktor apo inxhinierë, sepse kështu do të bëni një jetë të qetë dhe të rehatshme, natyrisht kemi bindur vehten dhe ata, që do të kenë një jetë të sigurt.

Nëse ne, do t’u themi gjithmonë atyre: kujdes, mendohu mirë para se të veprosh, më mirë mos e bëj se sa t’a bësh gabim, ne nuk do t’i lëme ata të gabojnë, ne nuk do t’i lëmë ata të rriten, ne nuk do t’i lëmë ata të mendojnë.

Jack Ma, themeluesi i “Alibaba”, kur e pyetën se çfarë këshille do t’u japësh të rinjve, ai tha: – Gaboni, gaboni, gaboni, pa pasur frikë se po dështoni, sepse dështimi është pjesë e suksesit.

Nëse Thomas Edison nuk do kishte gabuar 1000 herë në eksperimentet e tij, ai nuk do t’a kishte shpikur llampën, ai nuk do të kishte stërvitur shpirtin e shpikësit dhe të sipërmarrësit.

Nëse Edison, do të kishte qenë një punëmarrës, bota me siguri nuk do të kishte as gjysmën e perfitimeve që pati nga shpikjet dhe zbulimet e tij.

Nëse Steve Jobs nuk do kishte pasur dëshirën për arritje dhe nuk do të kishte zgjedhur sipërmarrjen si instrumentin për ta realizuar ëndrrën, me siguri bota nuk do të kishte pasur sot, as ipod-in, ipad-in, iphone-in, apple-in, etj.

Universitetet edukojnë punëmarrës dhe jo punëdhënës të ardhshëm.

Kjo është një nga sfidat, që përballet shoqëria sot në të gjithë botën.

Shkolla të mëson si të mos gabosh dhe jo si të rrezikosh.

A nuk janë universitetet sot, ato që nuk implementojnë simulimin e situatave reale, që burojnë nga marrëdhëniet e përditshme, qofshin ato në organizata publike apo private.

Kush nga studentët e ka ndjerë veten gati, pasi shkolla i ka krijuar atij klimën e duhur, i ka dhëne mjetet e duhura, për t’u bërë një sipërmarrës.

Natyrisht të bëheni arkitektë, ekonomistë, doktorë, apo inxhinierë, por në vend që të punësoheni, punësoni veten, duke hapur studiot tuaja. Në vend që të bëheni punëmarrës, bëhuni punëdhënës.

Edukohuni që paraja t’ju shërbejë si një instrument i sipërmarrjes, sepse vetëm atëherë ajo do të shërbejë si punonjësi juaj, përgjatë 24 orëve, do të thoshte një autor i një libri të suksesshëm.

Ne duhet të mësojmë të rriskojmë, të dalim nga kutia, sepse vetëm kështu mund të arrijmë atë që duam, mund të arrijmë lirinë financiare.

Në vend që të ecim në këmbë, ne duhet të zgjedhim mjetin e duhur, në mënyrë që, në vend që të jemi të sigurt, të jemi të suksesshëm.

Vetëm sipërmarrja të mundëson të bësh atë që ke dashur, të arrish atje ku ke ëndërruar dhe të jetosh lirinë financiare.

Nga ana tjetër, sipërmarrja u mundëson anëtarëve të një shoqërie, të ecin shpejt, të konkurojnë suksesshëm dhe të rriten në shtratin e inovacioneve.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0