Disa mënyra për të qenë i dobishëm në vendin e punës

Disa mënyra për të qenë i dobishëm në vendin e punës


Nga Chris Myers kontributor në Forbes
Mendoni për të gjitha ekipet me të cilat keni punuar gjatë gjithë karrierës tuaj. Me shumë mundësi disa prej tyre kanë qenë kalimtarë e disa të tjerë ishin të domosdoshëm për ekipin dhe organizatën në përgjithësi.

Në ditët e sotme punonjësi me të vërtetë i domosdoshëm po bëhet gjithnjë e më i rrallë. Në një botë ku të gjithë janë të shkolluar, pothuajse askush nuk është më i pazëvendësueshëm në ambientin e punës. Është përgjegjësi e punëdhënësit të krijojë një ambient të sigurt për punonjësit dhe është detyra e këtij të fundit të dijë të mbajë atë vend që i është besuar. Në këtë mënyrë ai duhet të bëhet një person i dobishëm për skuadrën dhe kompaninë.

Lexo: Si të fitoni një vend pune pa qenë të kualifikuar

Kur jeni i dobishëm në punë, jo vetëm që siguroni vendin tuaj të punës, por edhe krijoni një përshtypje të caktuar tek anëtarët e grupit apo tek shefi juaj.

Identifikoni pikat tuaja të forta
Së pari dhe më e rëndësishmja, ju duhet të zotëroni vetëdijen për të njohur pikat tuaja të forta dhe të luani në përputhje me rrethanat. Shumë shpesh njerëzit përpiqen të detyrojnë veten të ndjekin një shteg, që nuk është i duhuri për aftësitë ose interesat e tyre të veçanta. Në fillim të karrierës sime, unë rashë viktimë e kësaj sjelljeje dhe u përpoqa ta fusja veten në një rrugë, që thjesht nuk ishte e përshtatshme për mua.

Fillova karrierën time si konsulent, duke qenë se edhe studiova diçka të tillë. Unë u përqëndrova në vlerësimin e biznesit dhe raportimin financiar, duke u zhytur në botën e modelimit financiar. Ishte një përvojë e shkëlqyer për të mësuar, por  kurrë nuk isha analisti më i mirë në firmë. Financat teknike nuk janë diçka ku shkëlqen lehtësisht dhe sigurisht nuk ishte diçka për të cilën isha e apasionuar. Gjithmonë isha në ankth sepse mendoja që mund të më pushonin nga puna, pasi nuk isha i prirur teknikisht aq sa kolegët e mi. Nga kjo mësova se ende nuk i kisha nxjerrë në pah pikat e mia më të forta. Kurrë nuk do të isha analisti më i mirë në firmë dhe si rezultat, kurrë nuk do të isha i domosdoshëm në këtë pozicion.

E lashë atë punë dhe i përqëndrova përpjekjet e mia në diçka më cilësore. Unë u bashkova me ekipin e strategjisë së një kompanie të fuqishme ku edhe gjeta veten time. Në këtë kompani gjeta veten time. Më pëlqente të punoja me drejtuesit për të sjellë një vizion në jetë. Duke luajtur me forcat e mia, në vend që të përpiqesha ta detyroja veten në një rol që nuk ishte i duhuri për mua, bëra hapin e parë drejt të qenit një punonjësi të domosdoshëm.

Zhvilloni aftësi plotësuese
Pasi të keni identifikuar pikat tuaja të forta, hapi tjetër është të krijoni aftësi që plotësojnë ato forca dhe t’ju ndihmojnë të nxirrni më shumë vlera prej tyre. Shumë shpesh, punonjësit përqëndrohen ngushtësisht në aftësitë që janë thelbësore për pozicionin e tyre. Për shembull, zhvilluesit e programeve priren të kalojnë pjesën më të madhe të kohës së tyre duke mësuar teknika të reja dhe gjuhë programimi, në vend që të zhvillojnë aftësi që i ndihmojnë ata të komunikojnë në mënyrë efektive dhe të menaxhojnë përbërësit e brendshëm. Ndërsa punoja në ekipin e strategjisë në ish-firmën time, zbulova se të menduarit përmes mundësive komplekse dhe strategjive të ndryshme erdhi spontanisht. Përqëndrimi në rritjen e aftësive të mia të komunikimit ishte hapi tjetër i qartë që duhej të bëja. Punonjësit bëhen të domosdoshëm kur përqëndrohen në talentin e tyre natyror dhe zotërojnë aftësitë që i ndihmojnë ata të shfrytëzojnë sa më shumë forcat e tyre.

Puna e vështirë mbi të gjitha
Ndoshta hapi më i rëndësishëm që një punonjës mund të ndërmarrë për t’u bërë i domosdoshëm, është të punojë me njerëzit përreth tij. Kjo tingëllon qartë, por kur punonjësit marrin përsipër detyrat e tyre dhe përpiqen për të dhënë maksimumin, udhëheqja merr drejtimin e duhur. Punonjësve, të cilët janë të domosdoshëm, nuk u kërkohet llogari për orarin e ardhjes në punë apo orarin e largimit. Ata thjesht bëjnë mirë punën e tyre dhe suksesi vjen bashkë me punën.

Lexo: 7 mënyra si të keni ndikim në vendin e punës

Sipas Chris Myers qëndrimi dhe sjellja kanë më shumë rëndësi sesa aftësia natyrore. Ai dëshiron që të ketë kontakt me punonjës të zellshëm dhe të angazhuar. Kontakti me këta njerëz të jep mundësinë të kuptosh se cilat janë pikat e tyre të forta. Të tillë persona kanë aftësinë të sigurojnë një kontratë afatgjatë pune.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0