Digi Diaspora, do të bëjë bashkë shqiptarët e diasporës në një takim me 27 Dhjetor - Business Magazine Albania

Digi Diaspora, do të bëjë bashkë shqiptarët e diasporës në një takim me 27 Dhjetor


Shoqata Shqiptare e ICT (AITA), zëri kryesor i biznesit privat të industrisë së TIK dhe Digital Transformation në Shqipëri, në bashkëpunim me Innovate Albania, nën mbështetjen e Center for Business Technology and Leadership, Business Magazine, Akseleratorin HapIde, Garazh, dhe ICTS Awards po organizojnë për herë të parë Meetup #1 Digi Diaspora, ku Shqiptarët inovativë nga Diaspora dhe vendas do të takohen së bashku për të shkëmbyer njohuritë, përvojat dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi në të ardhmen.   

Ekipi organizues përbëhet nga Dritan Mezini, Gerti Boshnjaku, Shkelzen Marku, Tom Kallanxhi, Kushtrim Shala, Aleksander Bello (San Francisco) dhe Endri Mataj (New York), lojtarë përkatës të Ekosistemit të Inovacionit në Shqipëri dhe më gjerë.

MeetUp #1 është i ndarë në dy aktivitete, si më poshtë:

Aktiviteti #1

Ky aktivitet organizohet si tryezë e rrumbullakët dhe veprimtari joformale.

Data: 27 Dhjetor 2019
Vendi: Protik dhe TechSpace

Axhenda

16:30 – 17:00 Regjistrimi
17:00 – 17:30 Fjalimet e mirëseardhjes nga ekipi organizator
17:30 – 18:30 Hyrje / Prezantimi nga Digi Diaspora
18:30 – 19:30 Pyetje dhe përgjigje
19:30 – 21:00 Rrjetëzim / Pica / pije joalkoolike

Aktiviteti # 2 – Vizitë studimore në disa kompani lokale

Data: 6 Janar 2020 (opsionale, por me regjistrim)
Pika e Takimit: Kalaja e Toptanit
Koha: 10:00 – 13:00 Vizita studimore në disa kompani vendase (TBD)

Nëse jeni pjesë e Digi Diaspora, i kthyer dixhital ose jeni i apasionuar pas inovacionit, regjistrohuni tani Këtu. Menjëherë pas regjistrimit, ju do të kontaktoheni nga ekipi organizativ.

Për më shumë informacion, ju lutemi kontaktoni Tan Mezinin në +355 692077847 ose dërgoni një email në dmezini@aita-al.org

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0