Del në shitje çertifikata e parë e Steve jobs - Business Magazine Albania

Del në shitje çertifikata e parë e Steve jobs


Çertifikata e parë e Apple që iu dha themeluesit dhe COE-s së saj Steve Jobs, ka dalë tashmë në shitje me një çmim prej 195,000 dollarë.

Raportohet se kjo ishte edhe çertifikata e parë e këtij lloji që iu dha Steve Jobs. Pastaj ajo u harrua dhe nuk u shikua më si një gjë ‘me vlerë’ derisa një tregtar i dokumenteve të rralla e mori atë dhe e nxori në shitje me këtë çmim.

Viti 1981 që është vulosur në dokument tregon se çertifikata iu dha Steve Jobs vetëm një vit pasi kompania Apple u bë publike në 1980.

Dokumenti në fjalë mendohet të ketë qenë i varur në murin e zyrës së Jobs deri në 1985 kur ai u detyrua të largohej nga kompania. Pastaj CEO i ri, John Sculley kishte larguar çdo gjë, bashkë me çertifikatën dhe i kishte hedhur, por një nga punonjësit që e kishte gjetur atë e kishte ruajtur për 31 vite. Punonjësi e ka shitur dokumentin bashkëngjitur me një letër të noterizuar që dëshmon për vërtetësinë e certifikatës.

 

burimi: krokodili.al

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0