Cyber Security Privacy shpalos në Prishtinë vizionin për sigurinë dhe privatësinë online në datat 18 dhe 19 Janar

Cyber Security Privacy shpalos në Prishtinë vizionin për sigurinë dhe privatësinë online në datat 18 dhe 19 Janar


Prishtinë, 28 Dhjetor 2015 – Na ndan më pak se një muaj nga konferenca me temë Cyber Security Privacy, e cila vjen në kuadër të ndërgjegjësimit të qytetarëve kosovarë, pse jo edhe më gjërë, ndaj privatësisë së tyre online.

Në datat 18-19 Janar, në Prishtinë do të mblidhen së bashku ekspertë të sigurisë kibernetike dhe drejtues të lartë të institucioneve private dhe publike ku do të diskutojnë rreth rreziqeve potenciale të sigurisë online dhe masave parandaluese ndaj akteve të krimit kibernetik.

Ministria e Zhvillimit Ekonomik si mikëpritëse e kësaj konference synon të rrisë ndërgjegjësimin rreth sigurisë kibernetike tek institucionet e sektorit publik dhe atij privat. DARTS Security dhe ICTSmedia do të bashkojnë forcat në organizimin e konferencës në partneritet me Universitetin për Biznes dhe Teknologji dhe partnerë të tjerë.

ICTSmedia vjen si bashkëorganizatore në këtë konferencë në kuadër të misionit të saj të promovimit dhe hulumtimit në fushën e teknologjisë së informacionit, një objektiv ky i arritur për vite me radhë edhe me konkursin mbarëkombëtar Albanian ICT Awards.

Cyber-Security-Privacy-Prishtinë-vizionin-për-sigurinë-privatësinë-online-businessmag

Konferenca e përbërë nga disa sesione do të startojë më 18 Janar në Hotel Emerald në Prishtinë me një panel të hapur diskutimesh mes Agjensive të Zbatimit të Ligjit nga Kosova dhe Rajoni. Do të jenë të ftuar të ndryshëm nga Kosova, Shqipëria, Kroacia, Policia Britanike, Kompani Telekomunikacioni, Agjensi Kombëtare, Agjensi të Krimit Kibernetik, Prokurorë, ekspertë dhe përfaqësues të kompanive të ndryshme të specializuara në këtë fushë.

Po në ditën e parë, për vitin e dytë me radhë do të mbahet një aktivitet paralel me temë: “Dita kur hakimi është i ligjshëm”. Disa hakerë etikë të përzgjedhur për 8 orë me rradhë do të përpiqen të thyejnë sigurinë e disa uebfaqeve të autorizuara ku për çdo arritje do të shpërblehen.

Në ditën e dytë konferenca do të vazhdon me një sesion të mbyllur, pjesë e të cilës, ndër të tjerë do të jenë përfaqësues të kompanive të specializuara në gjurmimin dhe mbrojtjen e privatësisë dixhitale ku do të paraqesin skenare të ndryshme dhe do të shkëmbehen përvoja të reja.

Organizatorët e konferencës dhe konkursit “Dita Kur Hakimi është i ligjshëm”, që nga dita e sotme kanë hapur aplikimet për ata që duan të jenë pjesë si haker ose si biznes përmes uebfaqes së Cyber Security Privacy.

Një konferencë e ngjashme “Privatësia në Epokën Dixhitale”, u mbajt në datat 26, 27 dhe 28 Janar 2015 organizuar nga Agjensia Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila solli vizionin Europian të privatësisë online në Prishtinë. Edhe njëherë tjetër me Cyber Security Privacy kryeqyteti më i ri Europian do të shndërrohet në kryeqendrën rajonale e teknologjisë së informacionit.

/ICTSmedia PR

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0