COVID-19, Qytetet më të mëdha të Kinës rihapin shkollat

COVID-19, Qytetet më të mëdha të Kinës rihapin shkollat


Pasi qëndruan të mbyllura për tre muaj, për shkak të coronavirusit, shkollat e mesme në Kinë dhe klasat pas fillores kanë hapur dyert për nxënësit.

Shanghai mirëpriti nxënësit e shkollave 9-vjeçare dhe të mesme, ndërsa Pekini i lejoi të kthehen studentët, që duhet të përgatiten për provimin e pranimit universitar të Kinës në korrik.

Fëmijët në Shangai jo vetëm që u futën në oborrin e shkollës me maska dhe duke qëndruar një metër larg njëri-tjetrit, por kaluan edhe nën rrezen e një skaneri që i kontrollonte për temperaturë.

Në Shangai,  klasat fillore pritet të hapen pas datës gjashtë maj.

Lexoni: Restorant “take away” dhe food shop. Një pikë takimi me ushqimin

Shkollat ​​në pjesë të tjera të Kinës u rihapën disa javë më parë.

Wuhan, qyteti ku filloi shpërthimi në fund të vitit të kaluar, ka planifikuar të rihapë shkollat ​​e mesme më 6 maj.

Vendi thotë se ka frenuar kryesisht përhapjen e sëmundjes. Kina ka raportuar një rritje prej vetëm 26 rastesh të konfirmuara që nga e premtja, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 82.830. Të gjithë pacientët me koronavirus në Ëuhan tani janë shëruar, thotë Pekini.

Sidoqoftë, ekziston ende frika nga një valë e dytë e mundshme e infeksionit, prandaj masat për distancimin shoqëror po zbatohen në mënyrë rigoroze, me studentët që mbajnë maska ​​dhe ulen në distancë nga njëri-tjetri.

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0