COVID-19, Italia dërgon një ekip ekspertësh në Shqipëri

COVID-19, Italia dërgon një ekip ekspertësh në Shqipëri

Italia

Italia dërgoi në Shqipëri një ekip prej 7 ekspertësh për të ndihmuar në luftën kundër Covid-19, të cilët u pritën nga ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.

Ekspertët mbërritën në Tiranë në 30 korrik. Ata do të ndihmojnë me konsulencë homologët e tyre në Shqipëri.

Grupi i ekspertëve përbëhet nga një mjek urgjence, një anestezist dhe nga një funksionar i Emergjencave Civile të Qarkut të Puglia-s, nga një mjek dhe një infermier urgjence i Qarkut të Lombardisë, një mjek infeksionist i Qarkut të Lazio-s dhe nga një infermiere urgjence e Qarkut të Piemontes.

Bashkë me ekspertët, Italia do t’i dhurojë Shqipërisë dhe 500.000 maska kirurgjikale për mbrojtjen e stafit mjekësor.

Në mars, kur Italia ishte vendi për i prekur nga virusi në Europë dhe po përjetonte situatën më të rëndë sa i përket mungesës së stafit mjekësor dhe kolapsimit të spitaleve, Shqipëria dërgoi 30 mjekë në rajonin e Lombardisë në Itali, rajonin më të prekur nga koronavirusi.

Lexoni: Shqipëria dërgon mjekë e infermierë në Itali

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0