Coronavirus, një provë e madhe për udhëheqësit botërorë

Coronavirus, një provë e madhe për udhëheqësit botërorë


Ja çfarë mund të mësojmë nga përgjigjet e Kinës, Italisë dhe Shteteve të Bashkuara në lidhje me lidershipin.

Business Mag sjell për ju një newsletter të sipërmarrësit Robert Glazer. 

Ne shpesh mësojmë më shumë rreth udhëheqjes, duke vëzhguar udhëheqësit tanë në kohë krize. Ndërkohë që liderët botërorë përpiqen të kontrollojnë përhapjen e shpejtë të COVID-19, ata duhet të kryejnë njëkohësisht dy detyra që bien në kundërshtim me njëra tjetrën dhe janë të vështira – t’i përgatisin vendet e tyre për një rrezik të konsiderueshëm dhe të shmangin nxitjen e panikut.

Ajo që ne po shohim si rezultat janë raste të shumta të testimit në udhëheqjen e krizave, pasi vende të ndryshme përballen me versione të ngjashme të të njëjtit problem dhe reagojnë me qasje dhe rezultate dukshëm të ndryshme. Duke u ndalur te përgjigjja ndaj COVID-19 në tre kontinente – duke ekzaminuar në mënyrë specifike Kinën, Italinë dhe Shtetet e Bashkuara – ka mësime të qarta mbi aspekte të ndryshme të përgjigjes dhe menaxhimit të shpërthimit.

Lexoni: A jemi pranë kurës së Covid 19?

Këto mësime nuk janë të dobishme vetëm për vendet e tjera pasi ato menaxhojnë përgjigjet e tyre ndaj COVID-19, por ato gjithashtu japin shembuj të vlefshëm për udhëheqësit në çdo fushë.

Kina tregon limitet e komandës dhe kontrollit

Edhe para shpërthimit të COVID-19, qeveria kineze është njohur gjerësisht se ka aftësi të konsiderueshme për kontroll, duke përdorur autoritetin e gjerë shtetëror dhe një program të rëndësishëm mbikëqyrjeje. Si pikë origjine e COVID-19, përpjekjet e qeverisë kineze për të kontrolluar virusin janë parë nga e gjithë bota.

Kina u përgjigj me atë që Organizata Botërore e Shëndetit e quajti “mbase përpjekja më ambicioze, e shkathët dhe agresive e përballimit të sëmundjeve në histori”, duke përfshirë mbylljen e sektorëve të prodhimit, shkëmbimin e informacionit gjerësisht, ekzekutimin e testimit masiv dhe karantinimin e miliona njerëzve. Qeveria kineze mori vendimin për të pasur një kosto të konsiderueshme ekonomike afatshkurtër, për të mbajtur nën kontroll COVID-19 në vend që të humbiste kontrollin potencialisht. Duket se po funksionon, pasi numri i rasteve të reja është zvogëluar në mënyrë të vazhdueshme javët e fundit.  Numri i njerëzve që po kthehen në punë nëpër fabrika po rritet.

Ky është një shembull sesi përmes udhëheqjes dhe kontrollit mund të arrihet çdo gjë. Përmes vendimeve dhe përgjigjeve agresive Kina arriti t’ia dalë.

Sidoqoftë, ia vlen të merret parasysh erozioni i besimit që krijon ky lloj sistemi. Atlantiku dokumentoi mënyrat me të cilat zyrtarët lokalë kinezë raportuan përhapjen e COVID-19 në qeverinë federale. Provinca Wuhan nuk arriti të raportojë shpërthimin e virusit Corona që në ditët e para. Raportimi i rasteve filloi disa javë më vonë . Kjo vonesë i kushtoi Kinës kohë të vlefshme në kontrollin e shpërthimit fillestar.

Kur njerëzit kanë frikë të dalin për të thënë të vërtetën dhe dekurajohen të flasin, informacioni kritik shpesh nuk arrin tek liderët, derisa problemi të jetë intensifikuar. Nuk mund të dihet me siguri, por shpërthimi i COVID-19 mund të ishte mbajtur më lehtësisht nën kontroll, nëse paralajmërimet e hershme do të ishin përshkallëzuar.

Italia po tregon mungesë koordinimi dhe rrezik për reagim të ngadaltë

Epiqendra e COVID-19 në Evropë ka qenë Italia, e cila pati një rritje të shpejtë të rasteve gjatë dy javëve të fundit. Numri i rasteve u rrit me 50 përqind brenda një dite të vetme, në 1 mars.

Shpërthimi në Itali u intensifikua shumë shpejt, kishte një mungesë konsistence në përgjigjen e qeverisë italiane. CNN raportoi se Kryeministri italian Giuseppe Conte pranoi një menaxhim “jo plotësisht të duhur” të një spitali në Italinë e Veriut. Kjo gjë ndihmoi në  kontribuimin e shpërthimit të virusit. Edhe ndërkohë që virusi po përhapej, qeveria italiane dhe njerëzit e rëndësishëm të turizimit u përpoqën të thonë se gjithçka ishte nën kontroll. Ata thanë se binzesi do të vazhdonte si zakonisht, duke inkurajuar turistët të mos anulonin vizitat e tyre.

Vetëm dy ditë më vonë, Italia përshkallëzoi masat në mënyrë drastike, duke mbyllur shkollat, ngjarjet sportive dhe vendet e turizmit, duke ndjekur shembullin e Kinës. Pastaj, këtë javë, Italia ndërmori masa karantine në shkallë vendi, duke e vendosur në mënyrë efektive të gjithë vendin në izolim. Këto mesazhe me shpejtësi të ndryshme dhe ndryshuese, që vijnë nga qeveria italiane kanë krijuar konfuzion dhe zhgënjim për qytetarët dhe turistët.

Mësimi është i qartë, në kohë krize, udhëheqësit mund të krijojnë panik dhe mosbesim kur ndryshojnë me shpejtësi mesazhet e tyre. Duket se zyrtarët e vendit e kanë nënvlerësuar përhapjen e mundshme të virusit. Grupe të ndryshme dhe palët e interesuara nuk po vepronin në koordinim. Kur lindin probleme të rëndësishme dhe domethënëse, udhëheqësit duhet të jenë të kujdesshëm për të mos thënë diçka që do të përfundojnë duke e kundërshtuar më vonë.

Shtetet e Bashkuara po përpiqen të kontrollojnë narracionin

Ekspozimi i Shteteve të Bashkuara ndaj COVID-19 ka qenë relativisht i kufizuar, por kërcënimi po rritet. Vendi është në gatishmëri dhe po përgatitet për më të keqen. Qendra për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC) ka paralajmëruar amerikanët që të përgatiten për një shpërthim të mundshëm që nga 25 shkurti. Zv.Presidenti, Mike Pence, ka marrë për detyrë të udhëheqë përgjigjen e koordinuar të qeverisë.

Edhe aleatët e Presidentit Donald Trump me shumë mundësi do të pranojnë se kjo sfidë është jashtë tendencave të tij drejtuese. Presidenti Trump pëlqen të kontrollojë narrativën që rrethon administratën e tij. Ai përpiqet të shmangë mbulimin e pafavorshëm mediatik. Kjo minimizon mundësitë që Trump ka për të fituar betejën e PR-it, siç bëri në fund të shkurtit në përgjigje të një rënieje të papritur të tregut të aksioneve.

Trump, gjatë situatave të vështira ka treguar një tendencë për t’u mbështetur shumë në rrethin e tij të brendshëm, përfshirë dhëndrin e tij, në vend që të konsultohet me ekspertë të çështjeve dhe të shprehë mendimet e shtetit bazuar në fakte. Kjo ka krijuar disa situata kur ai ka kundërshtuar ekspertë në grupin e tij të punës, duke u përpjekur të edukojë publikun, veçanërisht duke tejkaluar vazhdimisht afatin kohor të pranuar shkencërisht për të krijuar një vaksinë.

Lexoni: Core Studio ofron shërbime falas për personat që punojnë nga shtëpia

Gjithashtu, Trump ka vënë në dyshim shkallën e raportuar të vdekshmërisë së virusit, duke thënë në një intervistë “Unë mendoj se 3.4 përqind (numri) është me të vërtetë një numër i rremë”, pa siguruar një bazë faktike për vlerësimin e tij. Kjo nuk nxit aspak besim tek masat.

Në biznes, përpjekja për të kontrolluar narracionin është një mënyrë e zakonshme për t’iu përgjigjur telasheve publike. Ajo mund të funksionojë kur nuk ka një divergjencë të madhe nga faktet themelore. Ashtu siç mund të bëjë një themelues i një startup-i në vështirësi, qeveria amerikane po mundohet të lehtësojë shqetësimet dhe të sigurojë amerikanët se COVID-19 tashmë është nën kontroll. Nderkohë, po bëhet më e qartë nga dita në ditë, që nuk është aspak kështu.

Sidoqoftë, virusi nuk i përgjigjet perceptimit publik. Edhe pse e ardhmja e COVID-19 në Amerikë është e paqartë, nëse virusi ndjek të njëjtin model përshkallëzimi si në Kinë dhe Itali, ka të ngjarë të ketë shumë kritika për përgjigjen fillestare të presidentit amerikan.

Menaxhimi i krizave është ndoshta testi më i vështirë për udhëheqësit. Kjo është veçanërisht e vërtetë për një rast si COVID-19. Virusi Corona nuk ka ndonjë rast të krahasueshëm historik dhe kërcënimi po evoluon vazhdimisht.

Udhëheqësit në të gjitha fushat mund të mësojnë nga përgjigjet e këtyre vendeve: problemet zgjidhen më së miri në mjediset e besimit dhe transparencës, sfidat përballen më mirë me veprime kohezive, vendimtare dhe konsistente. Ata gjithashtu duhet të kuptojnë se fitimet afatshkurtra nuk shërbejnë për një zgjidhje afatgjatë. Vetëm koha do të tregojë saktësisht se sa efektivë kanë qenë liderët e botës dhe cilat strategji prodhuan rezultatin më të mirë.

 

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0