Çmimet e qirave për biznes, a është ky fundi i mitit të Bllokut? - Business Magazine Albania

Çmimet e qirave për biznes, a është ky fundi i ‘mitit’ të Bllokut?

Nga Adelina Onuzi/ Në vitet e fundit, zona e Bllokut në Tiranë ka qenë një nga zonat më të kërkuara për hapësira zyrash dhe biznese. Por, një trend i ri ka filluar të shfaqet, duke pasur një ndikim të konsiderueshëm në çmimet e qirave dhe kërkesat për ambiente zyrash, duke prishur njëherë e përgjithmonë mitin se Blloku është i vetmi vend për të hapur një biznes në kryeqytet.

Lexo gjithashtu: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, ku jemi me lirinë e fjalës?

Rritja e çmimeve në zonat e Bllokut dhe Liqenit

Sipas të dhënave, çmimet e qirave për zyra në zonat e Bllokut dhe Liqenit Artificial janë rritur ndjeshëm, duke i bërë ato më të shtrenjtat në rajon. Kjo rritje ka bërë që shumë kompani të kërkojnë alternativa më të përballueshme jashtë këtyre zonave.

Zhvillimi i zonave të reja dhe rritja e kërkesës

Në të njëjtën kohë, disa zona të tjera të Tiranës kanë filluar të zhvillohen dhe të ofrojnë mundësi më të lira për hapësira zyrash. Zona e Unazës së Re, për shembull, ka parë një rritje të kërkesës për zyra. Po ashtu, zona e Paskuqanit dhe Fushës së Aviacionit kanë pasur një rritje të çmimeve me 40-60% në vitet e fundit, duke ofruar mundësi më të përballueshme për bizneset që kërkojnë hapësira zyrash.

Lexo gjithashtu1: Çfarë do të ndodhë me euron në këtë vit zgjedhor? Dritan Vakaj: Shtim i euros në treg, për pasojë ulje të vlerës së saj

Ndikimi i ndërtesave të reja dhe infrastrukturës

Ndërtimi i disa ndërtesave të reja B2B, ka kontribuar në rritjen e kërkesës për hapësira zyrash në Bllok. Këto ndërtesa ofrojnë kushte moderne dhe janë tërheqëse për kompani të huaja, të cilat janë të interesuara për të hapur zyra në kryeqytet. Megjithatë, kjo ka çuar gjithashtu në një rritje të çmimeve të qirave, duke bërë që disa kompani të kërkojnë alternativa më të përballueshme në zona të tjera.

Sipas Enrit Samarxhiut, konsulent imobiliar, kërkesat për qira të ambienteve të zyrave janë në rritje në gjithë Tiranën, pavarësisht zonave, por Blloku vijon të mbetet referencë e pazëvendësueshme për një pjesë të bizneseve.

“Kërkesat për qira zyrash janë në rritje përgjatë gjithë qytetit, por zona e Bllokut ka gjithmonë diçka më shumë për t’i ofruar një

Enrit Samarxhiu - Konsulent Imobiliar Century 21
Enrit Samarxhiu – Konsulent Imobiliar Century 21

biznesi, krahasuar me çdo zonë tjetër të Tiranës. Aktualisht është ndër zonat më të kërkuara, por edhe më të ezauruarat, sepse hapësirat janë pothuajse të gjitha të zëna. Lokacioni është avantazh absolut,  jep mirëqenie, qetësi dhe efikasitet profesional për të gjithë punonjësit. Nga Blloku çdo pikë referimi është më e arritshme sepse je në zemër të qytetit, çka i jep më shumë kuptim edhe konceptit B2B,” – thekson Samarxhiu.

Ende flitet se me rritjen e ofertës dhe zhvillimin e zonave të tjera të Tiranës, çmimet e qirave në Bllok mund të fillojnë të stabilizohen ose të ulen në të ardhmen. Kjo mund të krijojë mundësi për kompani të ndryshme që kërkojnë hapësira zyrash në zona të zhvilluara, por me çmime më të përballueshme.

Megjithatë, tregu i qirave për hapësira zyrash në Tiranë është duke kaluar një periudhë transformimi. Rritja e çmimeve në zonat e Bllokut dhe Liqenit ka bërë që shumë kompani të kërkojnë alternativa më të përballueshme në zona të tjera të kryeqytetit. Ky zhvillim ka kontribuar në ndryshimin e perceptimit se Blloku është i vetmi vend për të hapur një biznes në Tiranë.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0