Cilin telefon përdor Bill Gates? - Business Magazine Albania

Cilin telefon përdor Bill Gates?

Duke marrë parasysh që Microsoft ka prezantuar telefonat e vet që punojnë me sistemin operativ Android, kemi pritur që Gates të përdor pajisje të kompanisë që e themeloi vet dhe prej vitesh mbajti postin e drejtorit ekzekutiv.

Bill Gates prej kohësh ka udhëhequr në listën e njerëzve më të pasur në botë, edhe pse tre vitet e fundit po i shikon në shpinë personat si Elon Musk dhe Jeff Bezos.Sipas listës së Bloomberg, Gates “peshon” rreth 111 miliardë dollarë, duke zënë vendin e pestë në këtë listë, para Warren Buffett.

Me aq shumë para, kur bëhet fjalë për gjëra të shpenzueshme, Gates mund të ketë gjithçka që dëshiron, e gjatë një bisede me përdoruesit e Reddit, njerëzve u interesonte se cilin model të telefonit të mençur e përdor njëri nga njerëzit më të pasur në botë.

Përgjigja e tij ishte logjike, por ai befasoi me zgjedhjen që e kishte bërë sa i përket telefonit që ai përdorë. Gates në vend të telefonave të tij, ka zgjedhur ta mbajë në xhep një Samsung.

Gjatë bisedës me përdoruesit e Reddit, tha se përdor Galaxy Z Fold 3, e javën e kaluar sërish ka njoftuar se planifikon ta ndërrojë modelin por jo edhe markën. Pra synon ta merr një Galaxy Z Fold 4.
businesstoday

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0