Cili është sekreti i suksesit në Silicon Valley? - Business Magazine Albania

Cili është sekreti i suksesit në Silicon Valley?


Profesionistë, sipërmarrës dhe studentë nga e gjithë bota shkojnë në “Silicon Valley” për të mësuar sekretet e suksesit të kompanive teknologjike amerikane. Korrespondenti i shërbimit indonezian të Zërit të Amerikës Vina Mubtadi tregon se si të ndjekim shembullin e tyre.

Prej kohësh, Silicon Valley dhe zona e gjirit të San Franciskos njihen si drejtuesit e teknologjisë dhe inovacionit. Të gjithë gjigandët e teknologjisë e kanë bazën aty, ndërsa kompani të reja vazhdojnë të lulëzojnë.

“Silicon Valley është meka e teknologjisë. Këtu janë përqendruar mendjet më të ndritura.”

Mohammad Ibrahim është përfaqësues i Shteteve të Bashkuara i një organizate të quajtur “Leaders”.

Ai fton startup-et nga territoret palestineze për një program specializimi një mujor me ekspertë të Silicon Valley.

“Japim trajnime për rritjen, shkallëzimin e procesit, strategjinë e marketingut, shitjet dhe zhvillimin. Nëse kanë nevojë për të grumbulluar kapital, ne i vëmë në kontakt me investitorët.”

Mundësi të tilla trajnimi ofrohen gjithashtu nga firma Google përmes programit të saj “Launchpad Accelerator”.

Programi përfshin 50 mijë $ financim dhe dy javë trajnim. Ai është i hapur për kompani fillestare nga Amerika Latine dhe Azia.

“Po sjellim mentorët më të mirë që mund të ketë sot Silicon Valley dhe po përpiqemi të zgjidhim sfida të ngjashme. Ishte një kompani nga India që kishte sfida të ngjashme me ato që përballej kompania Airbnb. Përmes kësaj eksperience ne krijojmë vlera ose sjellim vlera që do të ishte e vështirë t’i jepnim në zona të tjera.”

Google thotë se po kërkon të përfshijë më shumë vende dhe rajone në të ardhmen.

Por për ata që janë ende në shkolla dhe nuk kanë filluar ende kompanitë e tyre, ka një mënyrë tjetër për të provuar Silicon Valley. Kompani të ndryshme teknologjike si Mozilla ofrojnë tre muaj praktikë të paguar në verë.

“Këtu në Mozilla, ne kërkojmë më të mirët dhe më të zgjuarit, por përqëndrohemi gjithashtu tek diversiteti dhe gjithpërfshirja. Meqë jemi një kompani ndërkombëtare, punësojmë praktikantë nga e gjithë bota. Punësojmë në pozicione teknike dhe jo-teknike, pra kemi një seri pozicionesh ku ata mund të aplikojnë.”

Praktikantët në Silicon Valley mund të marrin një pagesë prej 5 mijë dollarësh në muaj, përfitime dhe eksperiencë të çmuar – diçka që të gjithë e dëshirojnë.

burimi: voanews.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0