Cili është sekreti i liderëve të suksesshëm?

Cili është sekreti i liderëve të suksesshëm?


 “Kontributi më i madh i një lideri është që të krijojë liderë të tjerë.” – Simon Sinek

Askush nuk mund të jetë një udhëheqës nëse nuk u beson punonjësve të tij.

Nëse nuk ka besim, nuk ka udhëheqje – është kaq e thjeshtë.

“Unë punësova një grua të re një herë. Ajo ishte shumë energjike, por nuk kishte eksperiencë të mëparshme, vetëm një diplomë universitare. Askush tjetër nuk donte ta punësonte. Madje duhej ta bindja që të merrte një ofertë më të lartë se ajo që kërkoi.

Lexoni: Punonjësit besnikë punojnë shumë, por nuk heqin dorë nga prioritetet e tyre

Vendosa t’i jepja një shans.

Ajo tani drejton të gjithë funksionin e menaxhimit të produktit në një publikues të madh në internet.

Unë kam një formulë të thjeshtë të 5 T-ve për suksesin e saj:

Besimi (Trust ) + Talenti + Trajnimi + Qëndrueshmëria (Tenacity) + Mendësia (Thoughtfulness) = Triumf

Ajo kishte talent, qëndrueshmëri, mendësi.

Gjithçka që më duhej të bëja ishte të bëja pjesën time: T’i besoja asaj dhe ta trajnoja.” tregon Oleg Vishnepolsky, CTO Global pranë DailyMail Online dhe Metro.Co.Uk.

“Kur u tregojmë njerëzve se çfarë të bëjmë, ne marrim punëtorë. Nëse i besojmë njerëzve të bëjnë punën e tyre, ne marrim udhëheqës.” Simon Sinek

Liderët nuk udhëhiqen nga autoriteti.

Ata udhëhiqen nga besimi, trajnimi dhe fuqizimi i të tjerëve.

/LinkedIn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0