Cilat biznese po vuajnë për punonjësit? - Business Magazine Albania

Cilat biznese po vuajnë për punonjësit?

punonjësit

Pa diskutim që një prej problematikave më të mëdha të biznesit gjatë viteve të fundit, që vijon edhe thellohet dita-ditës është mungesa e forcës së punës. Madje, në shumë raste kërkesat e biznesit janë tashmë të fokusuara jo më te punëtorët e kualifikuar, por vetëm për të gjetur staf. Faktorët e ndryshëm demografik, si plakja e popullsisë, por sidomos emigracioni i lartë i të rinjve kanë sjellë pikërisht një situatë ku punë ka, por nuk gjenden njerëzit.

“Scan Intel” ka analizuar shifrat zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Punësimit për të kuptuar se cilët sektorë janë ata që po “vuajnë” më shumë të gjejnë staf. Të dhënat në këtë analizë i referohen periudhës janar-shtator të vitit të kaluar dhe vendeve të lira të punës së shpallura nëpërmjet zyrave të punës, ku përfaqësimi është domethënës.

Kështu, në total, gjatë kësaj periudhe kohore janë shpallur rreth 15 mijë vende të lira pune, ndërkohë që rreth 4 mijë vende të lira ishin të mbartura nga viti paraardhës. Pra, bëhet fjalë për një total prej rreth 19 mijë vendesh të lira pune. Në fund të shtatorit, duke hequr vendet që u plotësuan nga zyrat e punës, ato që janë gjetur vetë nga punëdhënësi dhe ato vende që janë ç`regjistruar, vendet e paplotësuara figurojnë mbi 6 mijë, ose 31.2% e totalit. Thënë më shkurt, për 1 në 3 pozicione nuk është gjetur stafi.

Por, kjo normë nuk është aspak e njëjtë për sektorë të ndryshëm, pasi disa janë më problematik se të tjerët. Në vend të parë, referuar shifrave për 9-mujorin e vitit të kaluar, si sektori më problematik për të gjetur punonjës duket të jetë ai i “Aktiviteteve të familjeve si punëdhënës”. Në fund të periudhës, për këtë sektor, 81.4% e vendeve të shpallura të punës ishin ende të lira. Ky aktivitet i referohet biznesit të vogël familjar, që është edhe pjesa dërrmuese e sipërmarrjeve në Shqipëri, si numër, dhe që ka një impakt të drejtpërdrejtë në ekonomitë familjare, duke qenë se përbën burimin kryesor të të ardhurave. Pra, për bizneset familjare ndër 10 vende të lira pune që shpallin, vetëm 2 plotësohen, dhe 8 të tjera mbeten ende të lira.

Lexo: Amazon po rrit pagat për të mbajtur punëtorët. Tregu i punës mbetet i shtrënguar

Ndjek më pas në renditje “Aktivitete profesionale, shkencore dhe teknike”, me thuajse 70% të vendeve të punës ende të lira në fund të periudhës. Problematik janë edhe sektorët e “Aktiviteteve financiare dhe të Sigurimit” me thuajse 60% të vendeve të punës së kërkuara ende të lira, “Pasuritë e paluajtshme”, me rreth 55% të vendeve të punës ende të disponueshme pas më shumë se 9 muajsh. Vijon në renditje “Bujqësia” me gati gjysmën e vendeve të punës së shpallura, të lira ende. Edhe transporti, informacioni dhe komunikacioni, arsimi, shëndetësia, arte/argëtim/çlodhje dhe industria përpunuese janë problematike, duke qëndruar mbi mesataren e përgjithshme.

Nga kahu i kundërt, ndër sektorët me peshë, shohim se tregtia, ndërtimi dhe industria nxjerrëse e kanë disi më të thjeshtë të gjejnë punëtore. Më pak problematik si sektor duket të jetë “Aktiviteti i organizatave dhe organizmave ndërkombëtare”, ku vetëm 16.7% e pozicioneve të lira të punës ishin ende të lira në fund të periudhës, por në këtë rast kemi të bëjmë me vlera absolute mjaft të vogla. Gjithashtu, akomodimi dhe shërbimi ushqimor rezulton ndër ato aktivitete më pak problematike, me vetëm 17.8% të vendeve të punës të lira ende, ashtu si administrata publike.

Skan TV

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0