KUSH JE TI NË HABITATIN E NOVACIONIT? - Business Magazine Albania

KUSH JE TI NË HABITATIN E NOVACIONIT?

Një habitat i ri i teknologjisë dhe novacionit po merr formë në zemër të kryeqytetit shqiptar, te Piramida e Tiranës. Një ekosistem i kreativitetit që do të pasqyrojë kompleksitetin dhe harmoninë e një habitati natyral, ku “specie” të ndryshme bashkëjetojnë, evoluojnë dhe mbështesin njëra-tjetrën, duke krijuar një mjedis të ekuilibruar e dinamik.

Innovation Hub, ose Innovation HUBitat, çdo “specie” do të luajë një rol të rëndësishëm, të përshtatshëm për zhvillim, bashkëpunim e qëndrueshmëri. Aty do t’i gjejmë të gjitha “krijesat”: “shtegtarët” digjitalë, plot vizion e kreativitet; “bishat” e guximshme dhe “agresive” të teknologjisë, IT-së, sipërmarrjes e risive; speciet inteligjente, të afta për t’u përshtatur me çdo lloj mjedisi a rrethane; “speciet” që ndoshta në dukje mund të jenë të vogla, por që falë aftësisë për të bashkëpunuar pa u lodhur e ndjerë mund të bëjnë gjëra të mëdha.

Lexo edhe:E fundit! Gjykata e Lartë e SHBA-së miraton ligjin që ndalon TikTok-un!

 


Habitati i teknologjisë dhe novacionit te Piramida e Tiranës po krijohet pak e nga pak dhe do të popullohet çdo ditë e më shumë nga “krijesa” të mrekullueshme dhe kjo sepse Innovation Hub është habitati natyral ku “speciet” më të rralla gjejnë kushtet ideale për t’u zhvilluar: jetojnë të lira, janë të mbrojtura dhe ushqehen me ide të freskëta e të guximshme.

Po ti, a je kureshtar të vizitosh këtë habitat në zemër të Tiranës?

Ose edhe të dish nëse mund të jesh vetë një “banor” i tij?

A je kurioz  të zbulosh se çfarë specie je ti në habitatin e novacionit te Piramida e Tiranës?

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0