Cila është sfida për udhëheqësit e së nesërmes?

Cila është sfida për udhëheqësit e së nesërmes?


Ne gjithmonë i dëgjojmë njerëzit tek ankohen për korportat e mëdha: si drejtuesit po bëjnë miliarda dhe punonjësit nuk marrin asgjë. Si bankat e mëdha dhe investitorët institucionalë kanë të gjithë ndikimin dhe investitorët individualë marrin fundin e gjërave. Shumë e përdorin këtë si motivim për të filluar biznesin e tyre.

Nëse je një prej tyre, do të mësosh në mënyrë të pashmangshme se është shumë më e vështirë në realitet sesa duket nga distanca. Por kjo nuk duhet t’ju pengojë që të bëni më të mirën. Nuk mund të mendoj për ndonjë arsye më të mirë kur filloni sipërmarrjen tuaj sesa t’i tregoni botës se mund të bëni më shumë se ata që erdhën para jush. Kjo është sfida ime për ju.

Lexoni: Arti i Mentorimit: 3 hapat për krijimin e liderëve të biznesit

Duhet ta pranoni? Unë e bëra. Dhe ndërsa fillova si shumica e të rinjve më arrogant dhe më i sigurtë se sa duhet të isha në të vërtetë – kam kuptuar se përulësia dhe ndjeshmëria është thelbësore për ata që udhëheqin.

Drejtimi i çdo gjëje – i një biznesi, i një departamenti, korporate etj – është një punë shumë e mirë. Asgjë nuk është më sfiduese ose më e kënaqshme. Asgjë nuk ju bën të ndiheni më të gjallë. Shumë prej nesh jetojnë për këtë gjë. Nëse kjo ju përshkruan, atëherë ndoshta një ditë do të jetë radha juaj. Mos harroni ky është vetëm fillimi. Kjo është pjesa e lehtë. Pjesa e vështirë është të qenit i suksesshëm në të, deri në fund.

Në biznes ashtu si në jetë asgjë nuk është statike. Shumica zgjedhin të ndjekin të tjerët. Por edhe kur ndiqni çdo gjë që bëjnë liderët e mëdhenj është një strategji me të meta, do të përfundoni vetëm si një kopje e shëmtuar e tyre.

Kur doli në fillim biografia e Steve Jobs nga Walter Isaacson, të gjithë u përpoqën të imitonin njeriun që ai ishte dhe stilin e tij të menaxhimit. Ata u përpoqën të imitonin çdo gjë të tij. CEO-t madje blenë kopje të librit për ekipet e tyre që kishin në menaxhim për ta studiuar.

Ndërsa besoj se shumë nga filozofitë e Jobs-it janë thelbësore, thjesht nuk mund të kopjoni talentin dhe mençurinë. Kjo vjen nga ADN-ja dhe përvoja juaj, të cilat janë unike për çdo individ. Ju mund të mësoni nga të tjerët, por nuk mund t’i kopjoni ata.

Lexoni: Si arrijnë liderët të ndërtojnë ekipet më të mira?

Lei Jun, CEO i krijuesit kinez të smartphone-ve Xiaomi, është një fans i Jobs-it që imiton udhëheqësin ikonik deri në këmishën e zezë dhe xhinset që ai vishte. New York Times dikur e quajti atë një Steve Jobs nokaut. Nuk është rastësi që disa kanë thënë të njëjtën gjë për produktet e Xiaomit.

Ndërsa imitimi mund të jetë forma më e sinqertë e lulëzimit, nuk është mënyra më e mirë për të ndërtuar një karrierë apo për të drejtuar një kompani. Ish-drejtuesi i marketingut i Apple, Allison Johnson dikur u tha një auditori sipërmarrësish: “Ajo që Steve bëri më mirë se çdokush tjetër është se ai ishte vetja e tij. Ne nuk kemi nevojë për më shumë Apples. Ne kemi nevojë për më shumë njerëz që janë origjinalë.”

Sipërmarrësit e suksesshëm janë vetëvetja. Dhe kultura që ata krijojnë pasqyron parimet e tyre, metodat e tyre, ADN-në e tyre unike. Nga këtu vijnë edhe risitë e tyre.

Sikur Jobs, John Mackey dhe Howard Schultz të vendosnin të ndiqnin të tjerët në vend që të dilnin dhe të krijonin Apple, Whole Foods dhe Starbucks, do të ishim të gjithë duke përdorur BlackBerrys, duke blerë në Safeway dhe duke pirë kafe Folgers.

Jo për të krahasuar veten me ata liderë ikonë, por unë fillova me asgjë, ashtu siç bënë ata. Duke parë mbrapa, është e habitshme se sa larg mund të arrijë një person në jetë. Kapaciteti njerëzor për të mësuar dhe për të arritur shumë gjëra mund të jetë i jashtëzakonshëm në kushtet e duhura. Vështirësitë dhe konkurrenca me siguri mund të jenë nxitës të fuqishëm, nëse mësoni t’i përqafoni ato.

Lexoni: 7 këshilla për sipërmarrësit e së nesërmes nga liderët më të mëdhenj

Ndërsa vazhdoni udhëtimin tuaj në karrierë, këshilla më e mirë që unë mund t’ju jap është të bëni ashtu siç ata kanë vepruar. Bëhuni vetja juaj. Gdhendni rrugën tuaj. Kurrë mos ndaloni të përpiqeni për përsosmërinë. Më e rëndësishmja, zgjidhni të udhëhiqni, mos ndiqni. Mbani mend, vetëm individë të veçantë që guxojnë të shkatërrojnë gjendjen ekzistuese mund të na çojnë në të ardhmen.

A do të jesh ti një prej tyre?

burimi: Entrepreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0