Cila është gjëja më e keqe rreth mediave sociale? Musk, Bezos dhe Systrom japin 3 përgjigje të ndryshme

Cila është gjëja më e keqe rreth mediave sociale? Musk, Bezos dhe Systrom japin 3 përgjigje të ndryshme


Rrjetet sociale tani janë bërë një pjesë e pandashme e jetës sonë. Zgjohemi, informohemi, argëtohemi e madje flemë me to. Por kudo vërehet një shqetësim për atë që interneti po i shkakton demokracisë dhe shëndetit tonë mendor. Ky nuk është vetëm shqetësimi ynë, i profesorëve të frustruar dhe aktivistëve të së drejtave të njeriut. Disa nga njerëzit më të pasur në botë, të cilët janë të varur nga rrjetet sociale, janë të frikësuar gjithashtu.

Elon Musk, Jeff Bezos dhe themeluesi i Instagram Kevin Systrom i bashkohen listës. Të tre, kohët e fundit kanë bërë disa deklarata për sëmundjen e përhapur kudo të quajtur “rrjete sociale”.

Musk i trembet urrejtjes në rrjetet sociale

Shumica e titujve të gazetave, revistave muajin e kaluar u mbushën me lajmin se CEO i Tesla dhe SpaceX po tymoste marijuanë në transmetim live. Gjithsesi, Musk ishte i kthjellët dhe gjatë intervistës bëri disa komente se si rrjetet sociale e shkatërrojnë shëndetin tonë mendor.

“Një nga problemet me median sociale janë njerëzit që duken sikur kanë një jetë më të mirë nga realiteti,” thotë Musk. “Njerëzit postojnë foto ku janë shumë të lumtur dhe i modifikojnë ato foto për t’u dukur edhe më mirë. Edhe nëse nuk i modifikojnë, ata zgjedhin fotot me ndriçimin, apo këndin më të mirë.”

Lexoni: Elon Musk fshin faqet e tij nga Facebook pas lëvizjes #deletefacebook

Kjo është e pranueshme, sepse askush nuk do të postonte një foto ku duket sikur ka një mjekër të dytë, por pa kuptuar kjo krijon një situatë ku jeta e të gjithë njerëzve online përfundon duke u dukur më mirë nga jeta reale. Rezultati është: krahasime të padrejta dhe inat e mllef.

Duke parë jetën e kuruar të të gjithë njerëzve online, ti fillon dhe mendon “Unë nuk jam kaq i bukur dhe nuk jam i lumtur. Ndoshta unë jam një dështak,” paralajmëron Musk. “Në fakt këta njerëz, që ju mendoni se janë shumë të lumtur, nuk janë. Ata janë në depresion dhe shumë të mërzitur.”

Bezos është i shqetësuar për flluskat e informacionit

Jeff Bezos, nga ana tjetër, është i shqetësuar se si media sociale po na përfshin në informacionet flluska.

“Unë mendoj se interneti në këtë fazë është një makinë me ndikim. Unë shqetësohem se këto teknologji do të jenë të dobishme për regjimet autokratike për të zbatuar vullnetin e tyre,” tha Bezos gjatë konferencës Wired 25 këtë javë.

Lexoni: Dëshiron të punosh me Jeff Bezos? Ja tre pyetjet që ai u bën punonjësve të rinj

Por, ndërkohë që ekspozojmë veten tek informacionet që mbështesin pikëpamjet tona, kjo e bën më të thjeshtë që ne të drejtojmë (dhe më lehtë të mashtrojmë), Bezos është optimist se ne do t’ia dalim për të luftuar këtë problem.

“Kur libri u shpik, njerëzit mund të shkruanin libra plot urrejtje dhe të drejtonin revolucione shumë të këqija me të. Dhe të krijonin perandori fashiste me libra. Por, kjo nuk do të thotë se libri është i keq,” përkufizon ai. “Shoqëria zhvillon një përgjigje imune ndaj përdorimeve të këqija të teknologjisë, por kjo kërkon kohë. …Ne do t’ja dalim, “Le të shpresojmë se nuk do të duhen qindra vite luftë për ta menaxhuar këtë herë”.

Systrom thotë se privatësia është shqetësimi kryesor

Në të njëjtën konferencë, Systrom, i cili së fundmi u largua nga Facebook, i dha një goditje kompanisë. Shqetësimi i tij nuk ishin informacionet e gabuara apo ato personale e politike. Ishte kufizimi i kontrollit që një përdorues ka.

Aktualisht, Facebook kontrollon informacionet që përdoruesi sheh. Systrom beson se përdoruesi duhet të kontrollojë vetë atë që do të shohë.

Lexoni: Pas largimit nga Facebook, flet Kevin Systrom: “Askush nuk largohet nga puna kur gjërat janë të mrekullueshme”

Instagrami i krijoi mundësinë vitin e kaluar përdoruesit të mbyllë komentet dhe fotot, fjalë të caktuara e grupe dhe mjete të tjera rregulluese. Systrom tha se, ndërkohë që këto mjete mund të shkurtojnë kohën që përdoruesi kalon në aplikacion, humbja e angazhimit ishte një shkëmbim që ia vlente totalisht. Akoma është e paqartë nëse Mark Zuckerberg pajtohet me të.

/INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0