Çfarë po ndodh me BlackBerry-in? - Business Magazine Albania

Çfarë po ndodh me BlackBerry-in?


BlackBerry po largohet përgjithnjë nga biznesi i hardware-it, por kjo ngjarje nuk shënon fundin e telefonëve BlackBerry.

Pas një raporti të ditës së djeshme ku thuhej se BlackBerry së shpejti do të sillte një tjetër telefon Android në treg duke përmbushur axhendën e kompanisë për këtë vit, shenja jo të mira vinë nga të dhënat më të fundit financiare të kompanisë.

Kompania zyrtarisht tha se do ti japë fund çdo zhvillimi hardware-i për tu fokusuar në software ndërsa do të jenë palët e treta ato që do të përmbushin nevojat e BlackBerry në botën e hardware-it.

“Po fokusohemi në zhvillimin e software-it, sigurisë dhe aplikacioneve. Kompania planifikon të mbyllë të gjitha zhvillimet e hardware-it dhe t’ja atribojë këtë funksion palëve të treta,” tha John Chen, shefi ekzekutiv i BlackBerry.

Kjo lëvizje pritej prej kohësh nga BlackBerry, diçka që e kishte lënë të kuptohej edhe vetë Chen nëse biznesi nuk rezultonte fitimprurës për kompaninë.

 

burimi: pc-world

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0