Çfarë mund të mësojë biznesi nga sportistët më të mirë të botës? - Business Magazine Albania

Çfarë mund të mësojë biznesi nga sportistët më të mirë të botës?


Çfarë mësova nga fitorja e Djokovic, ose ashtu si e quajnë shumë ekspertë “gjigandi mental”, kundër Federer?

Djokovic në disa intervista pas fitores në Wimbledon kundër të madhit Federer, garë e cila zgjati gati 5 orë dhe që ishte një nga garat mentale të një niveli komplet tjetër, – pavarësisht se kam analizuar shumë gara të tilla deri tani -, e përmendi disa herë që ai kishte parashikuar çdo lëvizje, çdo skenar të mundshëm dhe kjo duke përdorur teknikën fantastike të vizualizimit.

Sot flitet pa fund për vizualizimin, ofrohen me qindra mënyra vizualizimi online, por, shumë rrallë përmendet që pas këtij vizualizimi fshihen disa teknika, fshihen disa strategji. Shumë klientë me të cilët kam punuar, ankohen që vizualizimi nuk ia vlen, pasi nuk ju ka sjellë rezultate. Kur i pyes më tej sesi e kanë përdorur këtë teknikë apo kush ka qenë mësuesi, në 90% të rasteve thonë Youtube. Natyrisht Youtube ofron shumë gjëra, por vizualizimi nuk është thjesht një Vision Board, të cilin kur e shikoni çdo ditë apo disa herë në ditë do t’ju çojë drejt realizimit të asaj çfarë ju keni vendosur në Vision Board, sado i bukur qoftë ai imazh.

Pra, nëse njihni teknikat dhe strategjitë e sakta të vizualizimit, nëse ndiqni disa hapa të caktuar, ju mund të arrini atë që arriti Djokovic apo me mijëra sportistë të tjerë, por jo vetëm, pasi vizualizimin mund ta përdorim në çdo fushë të jetës.

Strategjia tjetër që përmendi Djkovic ishte: “Jepja maksimumin për pikën që luaja dhe pasi fitoja apo humbja atë pikë, filloja të mendoja për pikën tjetër”. E njëjta gjë vlen edhe për çdo fushë tjetër të jetës suaj, duke përfshirë këtu edhe biznesin. Fokusohuni tek një projekt, tek një detyrë dhe kur jepni maskimumin për atë detyrë, kur e mbyllni me sukses këtë X gjë, kaloni tek tjetra. Nëse jeni një kompani me një ekip më të zgjeruar, ndajini detyrat mes kolegëve apo të punësuarëve, ku secili të fokusohet 100% tek detyra, puna apo projekti i vet.

Çfarë ndodh sot në shumicën e bizneseve, sidomos ata të vegjëlit?

Zakonisht një i punësuar është përgjegjës për shumë detyra njëkohësisht dhe vetëm me kalimin nga një punë tek tjetra, punonjësi mund të harxhojë gjysmën e 8 orarëshit pa dhënë rendiment. Analizimet e shumta në fushën e psikologjisë, tashmë kanë vërtetuar që vetëm me shkëputjen nga një detyrë e nisur (një shkrim, një email, përgatitja e një oferte, një telefonatë etj), për të filluar diçka tjetër më urgjente, ju harxhoni 14 minuta pa asnjë rezultat, pasi truri nuk është në gjendje të fokusohet aq shpejt tek detyra e radhës. Imagjinojeni këtë shpërndarje 10 apo 15 herë në ditë (këtu bëjnë pjesë edhe telefonatat private, rrjetet sociale, ku shumica janë ON gjithmonë). Në një ekonomi tregu ku gjithçka vërtitet rreth shifrave, luksin e e këtij dëmi ekonomik nuk mundet t’ia lejojë vetes asnjë pronar, asnjë menaxher, asnjë investitor.

Hapat një nga një

Nëse në biznese, ju humbisni një X projekt, nëse dështoni me një X investim, pavarësisht se keni dhënë maksimumin, pavarësisht se keni bërë më të mirën brenda njohurive dhe mundësive tuaja, është më e mira të fokusoheni 100% tek projekti apo investimi i radhës, natyrisht pasi keni analizuar ku dhe çfarë mund të përmirësoni, pasi në ndryshim nga loja e tenisit ku kërkohet reagim i shpejtë, në biznes keni kohë për analizime.

Djokovic nuk e humbi asnjë moment besimin që mund të fitonte. Shumicën e njerëzve sot në botë i kap paniku para një ndryshimi, para një sfide dhe në mendjen e tyre fillojnë të luajnë skenarët se si do dështojnë dhe jo si do fitojnë. Natyrisht, çdo fitore ka strategjitë e saj, çdo fitore kërkon përgatitje, kërkon plane, analizime, kërkime, studime, investime si financiare apo kohore. Ata që janë gati të investojnë kohën dhe kursimet e tyre për të përmirësuar veten apo për të mësuar ato çfarë nuk njohin, kanë çdo ditë e më shumë besim tek vetja.

Djokovic me përgatitjen mentale perfekte, pavarësisht se publiku ishte në anën e Federer, ruajti gjatë gjithë lojës një qetësi perfekte. Edhe ju pavarësisht se çfarë ndodh në fushat e betejeva tuaja, përgatituni mentalisht pasi jo të gjithë janë tifozët tuaj, jo të gjithë ju përkrahin, jo të gjithë duan të arrini sukses.

Programimi Neuro Linguistik, sot përdoret gjerësisht për të arritur këtë përgatitje mentale dhe me këtë përgatitje mentale ju absolutisht mund të ngrini biznesin tuaj në nivelet e klasit botëror.

Suksesi në vetëvete ka tre tipare kryesore: Fuqia mentale, Fitnesi mental & vetëdijësimi mental.

Djokovic e përmendi disa herë, nëse ka diçka që e bën të ndihet krenar dhe i plotësuar është pikërisht fuqia mentale që i ka dhënë aftësinë të fitojë, pikë pas pike, garë pas gare. Kjo fuqi mentale besoj duket shumë qartë nga tabela e rezultateve, ku sipas një syri të shpejtë, kupën duhet ta kishte ngritur Federer.

Ai e dashuron tenisin. I ka kushtuar gjithë jetën e tij tenisit, por roli i babait dhe bashkëshortit është një rol si asnjë tjetër në jetë. Gjetja e ekulibrit mes këtyre dy pjesëve kaq të rëndësishme kërkon një njeri me integritet, me karakter të fortë, por mbi të gjitha kërkon një njeri me përgatitje mentale të një niveli tjetër.

Njerëzit e suksesshëm si në jetën profesionale apo personale, kanë disa gjëra të përbashkëta, ata njohin dhe përdorin modele mendimesh, modele fjalësh si dhe strategji, të cilat i drejtojnë ata drejt plotësimit të dëshirave, ëndërrave dhe drejt realizimit të objektivave që i kanë vënë vetes. Kur mësojnë këto strategji, po ashtu si Djokovic, e kanë të qartë që rruga e tyre është vetëm lart, dhe duke qenë të përgatitur presin vetëm rastin.

Nëse edhe ju doni t’i mësoni këto sekrete të shkencës pas suksesit, nuk ju duhet të shkoni me mijëra kilometra larg shtëpisë.
NLP-ja për herë të parë do të vijë edhe në Shqipëri dhe në Kosovë!

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0