Çfarë i ndodh trurit të një fëmije kur qëndron gjatë para ekranit? - Business Magazine Albania

Çfarë i ndodh trurit të një fëmije kur qëndron gjatë para ekranit?

Lënia e një fëmije dy ose tre vjeç të kalojë shumë orë përpara një tableti, smartphone ose ekrani televiziv, mund të vonojë zhvillimin e aftësive themelore njohëse për gjuhën, zgjidhjen e problemeve, marrëdhëniet ndërpersonale dhe koordinimin motorik. Një studim kanadez i kryer në rreth 2400 fëmijë dhe i publikuar në JAMA Pediatrics rihap debatin mbi numrin kufi të orëve dhe moshën minimale të ekspozimit të fëmijëve në ekran si dhe mbi efektet e këtyre argëtimeve në rritjen e tyre .

Hulumtimet zbulojnë se sasia e kohës së kaluar para ekranit në moshën dy dhe tre vjeç kishte një ndikim negativ në performancën njohëse. Studiuesit nga Universitetet e Waterloo, Calgary dhe Instituti i Kërkimeve të Spitalit të Fëmijëve në Alberta u kërkuan nënave të fëmijëve të merrnin parasysh orët e kaluara para ekranit (TV, kompjuter ose pajisje të tjera) nga fëmijët e tyre në dy, tre dhe pesë vjeç. Nënat gjithashtu duhej të plotësonin pyetësorë standardë për të vlerësuar rritjen konjitive të fëmijëve. Atyre u pyetën nëse fëmijët ishin në gjendje të kryenin detyra të caktuara, të tilla si vizatimi i formave të veçanta, imitimi i sjelljeve të caktuara ose formulimi i fjalive të caktuara detyra që varionin nga kontrolli motorik të aftësive të komunikimit.
Lexo : Nismë ligjore për “fuqizimin” e bletarisë në Shqipëri

Mesatarisht, fëmijët kalonin 17 orë në javë para ekranit në moshën dy vjeçare, 25 orë në moshën tre vjeçare dhe 11 orë në moshën pesë vjeçare, pasi kishin filluar shkollën. Por tendenca e vërejtur nga shkencëtarët ishte se rritja e orëve të shpenzuara përpara një pajisjeje korrespondonte me një ulje të rezultateve njohëse në një ose dy vitet e ardhshme. Fëmijët që qëndruan përpara një ekrani më gjatë në moshën 24 muajsh rezultuan më keq në testet njohëse, në moshën 36 muajshe ishte një efekt i ngjashëm që u konstatua midis 40 muajsh dhe 5 vjeç.

Për më tepër, studimi nuk specifikon asgjë për llojin e programit të ndjekur, as se cili është numri limit i orëve për t’u konsideruar “i sigurt”. Aktivitetet e ekranit ndërhyjnë në planet ditore, ose me gjumin nëse ka ambiente apo momente të ditës (si p.sh. darka) në të cilat “ndalohet” përdorimi i celularëve dhe tabletave. focus.it

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0