Çfarë është kërkuar më shumë në Wikipedia për vitin 2017? - Business Magazine Albania

Çfarë është kërkuar më shumë në Wikipedia për vitin 2017?


2017 ka qenë një vit i trazuar dhe intrigues dhe me të erdhi një pjesë e gjërave që lexuesit klikuan për të mësuar më shumë në Wikipedia. Temat janë të ndryshme, duke përfshirë ‘pop culture’, politikën, vdekjet që lanë impakt dhe faqet gjithnjë e më popullore. Në frymën e shkëmbimit të njohurive, mendimeve dhe ideve, wikipedia ka përgatitur 50 artikujt më të lexuar të vitit që lamë pas.

Lexoni: Çfarë është kërkuar më shumë në Google për vitin 2017?

Ndërsa lista është kryesisht një ndërthurje kërkimesh rreth argëtimit dhe shifrave, asgjë nuk është më interesante se sa dy artikujt kryesorë në listë, të cilat na kujtojnë se bota është një vend i ftohtë dhe i errët:

  1. Vdekjet në vitin 2017 (37,387,010 shikime, duke u rritur më 20 nëntor pas vdekjes së Charles Manson)
  2. Donald Trump (29.644.764 shikime, duke u rritur më 20 janar për shkak të kurorëzimit të tij si president i SHBA-ve).

Këto dy kërkime ishin në krye të listës, ndërsa Mbretëresha Elisabet u rendit e treta me 19.290.956 shikime dhe arriti kulmin më 10 dhjetor, ditën që Netflix la sezonin e dytë të dramës Lizin, The Crown. Game of Thrones u shfaq dy herë në top 10-shen.

Dukshëm u shfaqën në listë edhe Meghan Merkle (# 5, 16,944,130 shikime), Gal Gadot (# 15, 14,034,958 shikime), The Rock (# 22, 12,444,987 shikime), Ed Sheeran (# 35, 11,010,941 shikime).

Ishte e çuditshme që figura si O.J. Simpson (# 32, 11,301,016 shikime), Charles Manson (# 34, 11,131,106 shikime), madje edhe Adolf Hitler (# 48, 9,872,486 shikime) kanë qenë pjesë e top kërkimeve të Wikipedia.

Termat e kërkimit të orientuara tek teknologjia gjithashtu janë të vendosuara mirë në listën e kërkimit, kryesuar (pa dyshim) nga kriptomonedha popullore Bitcoin (# 9, 15,026,561 shikime). Ndërsa kompanitë e teknologjisë si Facebook (# 26, 11,851,106 shikime) dhe YouTube (# 31, 11,322,747 shikime) u shfaqën gjithashtu në listë.

Lexoni: Çfarë kërkojnë shqiptarët në Google?

Por e çuditshmja ishte se mungonin në listë inteligjenca artificiale dhe robotika, për të cilat po flitet shumë kohët e fundit.

Lista e plotë e kërkimit:

  1. Deaths in 2017 (37,387,010)
  2. Donald Trump (29,644,764)
  3. Elizabeth II (19,290,956)
  4. Game of Thrones(season 7) (18,792,746)
  5. Meghan Markle (16,944,130)
  6. Game of Thrones (16,833,302)
  7. List of Bollywood films of 2017 (16,391,427)
  8. United States (15,763,915)
  9. Bitcoin (15,026,561)
  10. 13 Reasons Why (14,934,202)
  11. Baahubali 2: The Conclusion (14,607,282)
  12. It (2017 film) (14,539,123)
  13. Queen Victoria (14,164,451)
  14. List of highest-grossing Indian films (14,091,348)
  15. Gal Gadot (14,034,958)
  16. Logan (film) (14,030,384)
  17. Millennials (13,417,915)
  18. Riverdale (2017 TV series) (13,360,398)
  19. 2017 in film (13,298,613)
  20. Stranger Things (13,132,129)
  21. Wonder Woman(2017 film) (13,062,375)
  22. Dwayne Johnson (12,444,987)
  23. Star Wars: The Last Jedi (12,442,644)
  24. Justice League(film) (12,048,341)
  25. Elon Musk (11,968,362)
  26. Facebook (11,851,106)
  27. Cristiano Ronaldo (11,640,221)
  28. Get Out (film) (11,618,096)
  29. India (11,571,438)
  30. Barack Obama (11,421,965)
  31. YouTube (11,322,747)
  32. O. J. Simpson (11,301,016)
  33. Conor McGregor (11,265,283)
  34. Charles Manson (11,131,106)
  35. Ed Sheeran (11,010,941)
  36. Melania Trump (10,788,288)
  37. Princess Margaret, Countess of Snowdon (10,758,796)
  38. Split(2016 American film) (10,483,770)
  39. Thor: Ragnarok (10,443,757)
  40. Floyd Mayweather Jr. (10,432,043)
  41. Pablo Escobar (10,422,263)
  42. World War II (10,347,358)
  43. Spider-Man: Homecoming (10,289,999)
  44. Prince Philip, Duke of Edinburgh (10,217,057)
  45. Star Wars (10,196,172)
  46. Ariana Grande (10,100,281)
  47. Dunkirk (2017 film) (9,987,866)
  48. Adolf Hitler (9,872,486)
  49. Google (9,829,170)
  50. Guardians of the Galaxy Vol. 2 (9,771,127)

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0