Çfarë është Android TV Box dhe nga ndryshon me Dream Box? - Business Magazine Albania

Çfarë është Android TV Box dhe nga ndryshon me Dream Box?


Ku qëndron ngatërresa që bëjnë sot institucionet ligjzbatuese dhe si bëhet dallimi i këtyre dy pajisjeve.

Jemi në epokën e internetit dhe në ditët e përdorimit të pajisjeve Smart. Por, ato me të cilat çdokush është i lidhur më shumë janë smartphone-t. Teknologjia, duke parë këtë ecuri, e ka zgjeruar atë duke bërë të mundur që gjithçka njerëzit kanë në smartphone-in e tyre t’i shohin në televizorin e shtëpisë apo zyrës së tyre, për t’u ndjerë më komod nëpërmjet pajisjeve të ndryshme. Njëra prej tyre që përdoret gjerësisht në të gjithë botën është “Android TV Box”.

Prodhuesit më të njohur në treg të këtyre pajisjeve janë Google, Amazon, Apple dhe Roku. Këto pajisje janë totalisht të ligjshme dhe mund të blihen nga njerëzit e zakonshëm në portalet e ndryshme online dhe dyqanet e ndyshme elektronike kudo në botë, dhe tashmë edhe në Shqipëri.

Modelet më të përdorura dhe më cilësore janë:

AMAZON FIRE TV

GOOGLE CHROMECAST

APPLE TV

ROKU 4

Sot, “Android TV Box” është bërë një produkt shumë i populluar, i cili tregtohet në vende të ndryshme të botës.

Në tregun shqiptar tregtohen nga dyqanet e ndryshme si Neptun, Globe, Shpresa AL etj.

Si Funksionon Android TV Box

Android TV Box është thjesht një aparaturë televizive e cila e kthen televizorin tuaj në Smart TV. Kjo aparaturë bën të mundur që të njëjtin sistem operativ që secili nga ne përdor në smartphone, tablet apo pajisje të tjera, të shfaqen në ekranin e televizorit. Pra, nëpërmjet Android TV Box ju mund të navigoni në internet, të hapni faqe të ndryshme web apo të shkarkoni miliona aplikacione Android dhe t’i shikoni në televizorin tuaj duke e komanduar nga telekomanda e saj. Aplikacionet të cilat mund të shkarkohen nga Google Play Store mund të përdoren për funksione të ndryshme sipas preferencave të përdoruesit. Përdoruesi duhet të hapë një llogari Google për të shkarkuar aplikacione si YouTube, Skype, Viber, Chrome, Facebook, E-mail etj.  Pajisja në momentin që blihet vlen me disa aplikacione bazë të sistemit.

Sistemi i operimit që përdor është sistem me bazë Android, identike me të gjithë smartfonet Samsung, HTC, Huawei, Lenovo apo Xiaomi.

Pajisje të tjera, të cilat janë të ngjashme dhe disponibël në treg janë televizorët SmartTV të markave prestigjioze si Samsung dhe LG. Sistemi Android është i instaluar brenda televizorëve të gjeneratës Smart.

Përveç Android TV Box në treg ka edhe pajisje të quajtur “Dream Box”, e cila është një dekoder satelitor që ofron programacione të kanaleve të ndryshme televizive. Dream Box është produkt i ndaluar për t’u tregtuar në tregun shqiptar, por individë që merren me pirateri e fusin kontrabandë. Ata ofrojnë me anë të këtyre pajisjeve kanale me pagesë si programacionet e Digitalb, HBO, Tring, e të tjera. Këto pajisje përdoret për shfaqjen e ndeshjeve dhe programacionit me pagesë dhe janë të programuara për transmetimin e kanaleve televizive. Pra, nuk kanë përdorim të gjerë si Facebook, YouTube, Skype, etj.

Pajisjet DreamBox hyjnë në tregun shqiptar në mënyra të fshehta dhe konsiderohen të paligjshme. Por, këtu ka një ngatërresë në lidhje me këto pajisje dhe pajisjes Android TV Box.

Shpeshherë, sipas agjentëve të shitjes, këtë ngatërresë e bëjnë edhe institucionet ligjzbatuese si policia apo organi i akuzës, dhe duke mos patur informacion mbi teknologjitë e fundit, i klasifikojnë të gjitha pajisjet të cilat kanë emra përshkrues të ngjashëm me DreamBox, duke i konsideruar kështu të gjitha të paligjshme. Ky fakt është shqetësues dhe cënues, sipas operatorëve të tregut të elektronikës. Ata thonë se sipas kësaj logjike, çdo përdorues Android i bie që të futet në burg, pra gjysma e popullsisë së Shqipërisë.

Më poshtë, gjeni dallimin mes pajisjes së një Android BOX-i dhe një DreamBox-i sipas skemës.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0