Çfarë e vret inteligjencën? - Business Magazine Albania

Çfarë e vret inteligjencën?

~7 minuta lexim


Ti punon shumë për të rritur inteligjencën tënde, çdo ditë në forma të ndryshme. Shumë nga këto gjëra që bën çdo ditë kanë një influencë negative në trurin tënd dhe mund të vrasin inteligjencën. Fatmirësisht ka disa mënyra për t’i shmangur ato.

Multitasking

Të lexosh një artikull ndërkohë që je duke parë televizor dhe ndërkohë t’ju kthesh përgjigje dhe mesazheve në telefon, mund të të bëjë të mendosh se ti arrin të bësh shumë gjëra në një kohë të shkurtër, por kjo që je duke bërë nuk është aspak e mirë. Të bësh shumë veprime njëkohësisht, ndikon në kontrrollin tuaj njohës dhe emocional. Njerëzit që zakonisht përdorin paisje nuk mund të përqëndrohen dhe nuk arrijnë të kujtojnë informacionet aq mirë. Pra, multitasking të bën më pak produktiv, prandaj duhet t’i bësh gjërat me rradhë.

Ushqimet jo të shëndetëshme

Ti duhet të shqetësohesh për kosumin e yndyrnave dhe sheqernave jo vetëm për të mirën e shëndetit tënd por edhe për faktin se ushqime të tilla reduktojnë aftësinë tuaj njohëse, që do të thotë aftësia për t’u adaptuar me situatat që ndryshojnë herë pës here ndikojnë te memoria dhe aftësia për të mësuar. Truri juaj (po ashtu dhe stomaku) do të të falenderojë nëse ti nuk konsumon ushqime të konservuara apo të përpunuara, duke qenë se këto të fundit përmbajnë përbërës që kanë aftësinë të ndikojnë në sjelljet tuaja dhe funksionin njohës. Dhe mos mendoni se kafeina është mënyra më e mirë për të nisur ditën sepse ajo lehtësisht mund t’ju shkaktojë dhimbje koke dhe ju bën të jeni jo të qetë. Ushqimet e shëndetshme të gatuara në shtëpi janë ato që do t’ju japin energjinë e duhur që iu nevojitet.

Të kërkosh çdo gjë në Google

Kërkimi në Internet i bën njerëzit të besojnë se ata dinë më shumë pasi çdo përgjigje që gjejnë aty. Gjithsesi, kjo nuk do të thotë se truri juaj është duke bërë ndonjë punë të madhe. Duke e gjetur informacionin të gatshëm, por që ti përsëri nuk e mban mend shumë mirë atë që ke lexuar, ndikon në të menduarit tuaj kritik. Edhe nëse je një ekspert në fushën tënde dhe përdor trurin tënd, psikologët kanë zbuluar se njerëzit që mendojnë se dinë shumë rreth një teme të caktuar pretendojnë se faktet e trrilluara janë të vërteta. Në fakt, ne kemi tendencën të besojmë deklaratat që janë të mirëqëna pa ngritur asnjë pyetje rreth tyre.

Të mos jesh social

Trruri jonë ka nevojë për socializim dhe ne duhet të jemi në kontakt me njerëz të tjerë për të mendur dhe funksionuar sa më mirë. Studimet tregojnë se njerëzit social performojnë më mirë testet njohëse krahasuar me ata që janë a-social. Të shoqërohesh me miq të jep mundësinë të bësh pak pushim dhe të largohesh nga stresi i tepërt, gjë kjo që ndihmon në rritjen e memories dhe mprehtësinë mendore. Një jetë jo-sociale çon drejt zhvillimt të çrregullimeve psikologjike, të cilat mund të dëmtojnë trurin tuaj, kështu që mos e sakrifikoni kohën kur mund të jeni në shoqërinë e miqve dhe më pas të përqëndroheni më shumë në punë.

Gjumi

Ty të pëlqen gjumi sepse trurit tënd i pëlqen gjumi. Gjumi i pakët dëmton aftësinë e të menduarit, kështuqë nuk duhet të studioni gjatë natës sepse është vërtetë diçka e gabuar. Të jesh i përgjumur ndikon negativisht në memorien afat-gjatë dhe atë afat-shkurtër, aftësitë planifikuese, përqëndrimin dhe aftësinë për të kuptuar shprehitë e fytyrës së njerëzve të tjerë.

Kjo e bën më të vështirë për trurin tuaj që të punojë në mënyrë efektive. Edhe nëse jeni të lodhur jo vetëm për shkak të mungesës së gjumit por edhe prej lodhjes fizike apo mendore, ju duhet të bëni pak pushim. Pagjumësia mund të çojë në çrregullime mendore si depresioni apo ankthi, prandaj edhe nëse keni shumë gjëra për të bërë, gjeni pak kohë për veten për të pushuar dhe për të karikuar bateritë.

/Collectivelyconscious.net

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

✨ Thënia e ditës
“Mbani mend...se asnjë nuk mund t'ju bëjë të ndiheni inferior pa miratimin tuaj. ”
— Eleanor Roosevelt
Must watch
Business Mag Nr. #38 - Qershor 2025

Shqipëria është sot më pranë se kurrë Bashkimit Europian. Hapat integrues të ekonomisë drejt njëjtësimit me standardet europiane, transformimi digjital, ligji për mbrojtjen e të dhënave, qasja ndaj inovacionit dhe mbrojtja e pronës intelektuale, janë të gjitha tregues të një Shqipërie që po zhvillohet me ritme të kënaqshme.

Kjo nuk është më Shqipëria e viteve të gjumit institucional dhe të një sektori privat që rri në pritje. Sot, vendi është në lëvizje. Nga hapësirat e betonit gri të Piramidës në Tiranë, ku të rinjtë po programojnë të ardhmen, e deri te sipërmarrjet që sjellin zgjidhje inovative dhe injektojnë ritëm e ambicie në treg, po ndërtohet një ekonomi që kërkon të jetë pjesë e botës së zhvilluar.

“Krijo, por mbro!” – ky apel i DPPI-së duhet të shkruhet në çdo zyrë, studio, fabrikë apo laborator. Nuk ka zhvillim pa siguri ligjore, dhe nuk ka ekonomi kreative pa mbrojtje të së drejtës autoriale.
Në të njëjtën kohë, Bashkimi Europian po zgjat dorën me fonde dhe projekte konkrete. Nga modernizimi i rrjetit hekurudhor tek financimi i startup-eve dhe sipërmarrjeve të gjelbra, mbështetja e BE-së po i jep frymë një transformimi të qëndrueshëm ekonomik. Platformat si Think Big dhe programet e edukimit digjital janë duke krijuar një ekosistem të ri për inovacionin.

Për bizneset shqiptare, e tashmja është një mundësi që nuk mund të shpërdorohet. Standardet …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0