Çfarë duhet të bëni për t’u bërë të suksesshëm?

Çfarë duhet të bëni për t’u bërë të suksesshëm?


Nëse jeni duke u përqëndruar vetëm në arritjet, ju nuk do të shkoni shumë larg.

Megjithëse ne të gjithë duam të jemi të suksesshëm, mesazhet që shoqëria na jep në lidhje me suksesin, janë të gabuara. Për të qenë me të vërtetë i suksesshëm ju duhet të filloni të mendoni ndryshe.

Lexoni: Njerëzit e suksesshëm nuk e humbasin kurrë energjinë e tyre në këto 4 gjëra

Shoqëria na tregon se në mënyrë që të jemi të suksesshëm duhet të kemi arritje. Shpesh janë ato arritje që na përcaktojnë tek të tjerët dhe madje edhe tek vetja. Problemi me këtë është se në procesin e ndjekjes së atyre arritjeve ne kapemi në mënyrën sesi ato arritje duken dhe harrojmë mënyrën se si na kanë bërë të ndihemi. Kjo është arsyeja pse një nga hapat më të rëndësishëm për të qenë me të vërtetë i suksesshëm është vlerësimi i vetes.

Kjo shpesh është një nga gurët më të lënë pas dore për të qenë të suksesshëm. BusinessMag në këtë artikull ju sjell 3 mënyra për ta ndryshuar këtë për veten tani.

  1. Ju duhet të kuptoni se kush jeni

Një nga gjërat që ju duhet të bëni është identifikimi i “Zonës suaj të Gjenialitetit”. Duke mësuar dhe duke parë superfuqinë tuaj, ju mund të filloni procesin e vlerësimit tuaj.

  1. Nderoni atë që jeni dhe filloni të vlerësoni veten tuaj

Nëse superfuqia juaj ka të bëjë më shumë me njerëzit sesa me të dhënat, filloni të shikoni se si kjo aftësi është e dobishme për bizneset dhe botën. Ju duhet të gjeni ambientin që ka nevojë për atë që ju ofroni në mënyrë që të jeni të suksesshëm.

  1. Përdoreni imazhin tuaj, pra atë që ju jeni më shpesh

Merrini vendimet tuaja në karrierë bazuar në atë që ju jeni dhe vlerën që ju jepni. Jo anasjelltas. Shumë vendime për karrierë janë bërë në bazë të asaj se si duken gjërat, jo në bazë të asaj se sa të mëdha janë ato për ju. Puna duhet të jetë kënaqësi më vete në mënyrë që ju të shkoni larg. Shikoni Oprah dhe Richard Branson, a duket sikur ata nuk po argëtohen?

Lexoni: Zakonet e dëmshme që ju pengojnë të jeni të suksesshëm

Sapo të filloni të vlerësoni se kush jeni, puna do të bëhet ndryshe dhe suksesi që mund të arrini do ju befasojë.

burimi: INC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0