Çfarë bën dhe duhet të bëjë një njeri gjatë 24-orëve - Business Magazine Albania

Çfarë bën dhe duhet të bëjë një njeri gjatë 24-orëve

Në planetin tonë jetojnë mbi 8 miliardë njerëz, dhe secili i përjeton paksa ndryshe nga tjetri 24 orët e ditës-natës. Pra janë 190 miliardë orë unike të jetës njerëzore, të jetuara gjatë çdo rrotullimi të Tokës rreth vetes.

Ndërsa secili prej nesh ka një koncept të mirë mbi mënyrën se si e kalon kohën, veprimet e njerëzve të tjerë – nga fqinjët tek njerëzit që jetojnë në vendet e largëta – mund të duken shumë misterioze. A shohin ata më shumë TV? Punojnë më shumë? Përdorin me shpesh telefonat e tyre inteligjentë? Gatuajnë më shpesh? Kalojnë më shumë kohë me fëmijët e tyre?

9 orë gjumë, 2.6 orë punë

Në një analizë të paprecedentë të botuar së fundmi në “Proceedings of the National Academy of Sciences”, studiuesit nga Universiteti Mekgill u përpoqën t’i japin përgjigje kësaj pyetje. Ata grumbulluan të dhëna nga 145 vende të mbledhura midis viteve 2000-2019.

Të dhënat përfshinin anketa të përdorimit të kohës, statistikat kombëtare të punësimit dhe kohës së punës, dhe të dhënat ndërkombëtare të arsimimit dhe punësimit të të rinjve. Kjo përpjekje herkuliane zbuloi atë që studiuesit e quajtën “dita globale e njeriut”, pra një vlerësim i plotë i asaj që bëjnë njerëzit mesatarisht me kalimin e kohës dhe në të gjithë popullsinë.

Atëherë, si është dita e zakonshme globale e njeriut?

Para së gjithash, njeriu mesatar shpenzon rreth 9.1 orë duke fjetur ose pushuar. Kjo mund të duket shumë për të rriturit e privuar nga gjumi. Por mos harroni se këtu përfshihen edhe të dhënat nga fëmijët e vegjël si të porsalindurit, të cilët flenë shumë orë. Kur është zgjuar, një person mesatar shpenzon afërsisht 1/3e ditës së tij në aktivitete pasive, ndërvepruese dhe sociale.

Nga këto afërsisht 4.6 orë përfshijnë leximin, shikimin e televizorit, bërjen e veprave të artit, lojërat, shkuarjen në takime me miqtë ose familjen apo thjesht të mos bërit asgjë. Ngrënia dhe përgatitja e ushqimit llogaritet në 2.5 orë të tjera. Higjiena, duke përfshirë pastrimin, larjen dhe veshjen, zgjat rreth 1.1 orë.

Pastrimi dhe mirëmbajtja e hapësirave ku banojmë na kushton 0.8 orë në ditë. Megjithëse punësimi mund të marrë shumë kohë për individët që punojnë, kur analizohet nga thjerrëza e ditës globale njerëzore, edhe ai duket si një copëz kohe, vetëm 2.6 orë. Edhe arsimimi nuk zë shumë kohë, vetëm 1.1 orë.

Çuditërisht, përpunimi i mallrave, ndërtimi i shtëpive dhe infrastrukturës, minierat dhe grumbullimi i materialeve të nevojshme kërkojnë vetëm 0.8 orë të ditës mesatare njerëzore. Mendoni pak:shtëpitë tona, të gjitha gjërat me të cilat e rrethojmë veten dhe qytetet dhe qytezat ku jetojmë, kërkojnë vetëm 3 për qind të kohës sonë kolektive për t’i ndërtuar.

Ndërkohë studiuesit ishin kuriozë se si përdorimi mesatar i kohës njerëzore ndryshon sipas pasurisë. Ata zbuluan disa pabarazi të dukshme. Banorët e vendeve me të ardhura më të larta, shpenzojnë rreth 1.5 orë më shumë çdo ditë sesa banorët e vendeve me të ardhura më të ulëta për përvoja si ngrënia jashtë shtëpisë, rekreacioni fizik dhe aktivitetet e përgjithshme të kohës së lirë.

Përveç kësaj, njerëzit në vendet më të pasura, shpenzojnë mesatarisht vetëm 5 minuta në ditë duke kultivuar dhe korrur dhe vjelë ushqimet, ndërsa njerëzit në vendet më të varfra shpenzojnë më shumë se 1 orë për këtë gjë. Megjithatë studiuesit zbuluan edhe shumë të përbashkëta. Në të gjithë botën, ne të gjithë priremi të kalojmë afërsisht të njëjtën kohë duke ngrënë, përgatitur ushqimin, transportimin e vetes dhe pastrimin he larjen.

Projekti “Human Chronome”

Analiza e gjerë përfaqëson të dhënat e para të publikuara të projektit Human Chronome, një përpjekje për të krijuar një bazë të dhënash të aktiviteteve njerëzore globale. Duke mbledhur kronomën njerëzore, studiuesit thonë se ne mund ta krahasojmë veten me qytetërimet e dikurshme.

Më e rëndësishmja:mund të shohim nga një perspektivë empirike e nivelit të lartë, se çfarë po bëjnë speciet tona në planet, dhe të marrim vendime më të informuara për ri-shpërndarjen e kohës sonë kolektive për të ndryshuar për mirë botën dhe shoqërinë.

“Të kuptuarit se si funksionon sistemi global njerëzor është thelbësor nëse duam që të lundrojmë në mënyrë të qëndrueshme kufijtë planetarë, t’i përshtatemi ndryshimeve të shpejta teknologjike si Inteligjenca Artificiale, dhe të arrijmë qëllimet e zhvillimit global. Thuhet se koha është monedha e jetës – dhe në një shoqëri të lidhur globalisht, është thelbësore të kemi një kuptim të plotë global se si shpenzohet ajo monedhë”- shkruajnë studiuesit. Noa

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0