Çeliku, një sipërmarrës serial në Kosovë, lider i komunitetit të sipërmarrësve të rinj e inovatorë në Kosovë do të flasë mbi rrugëtimin e tij, si u bë i suksesshëm dhe për të ardhmen e Startupeve në ICT, në takimin e radhës të përmuajshëm të organizuar nga Garazh në Telekom Community Store , E Martë, 26 Prill, ora 18:00.
Kush është Çelik Nimani?
Çelik Nimani është i diplomuar në Inxhinieri nga Universiteti i Prishtinës dhe një kandidat për Master në Menaxhim Biznesi. Folës profesionist i tre gjuhëve, ai ka një eksperiencë të fortë menaxheriale dhe një bekground në Industrinë Dixhitale. Që prej vitit 2011 ai mentoron dhe ndihmon themeluesit e startupeve të reja nëpër të gjithë Europën Lindore, nëpërmjet kontributit si lehtësues dhe organizator vullnetar për Startup Weekend/ UP Global.
Për shumë vite tashmë, si një sipërmarrës, inxhinier dhe zhvillues komunitetesh është i përfshirë në startup-et dhe rrjetin e sipërmarrësve në Europën Lindore.
Emrin e tij mban kompania e themeluar rishtazi prej tij “Zombie Soup”, një kompani kreative e specializuar në ofrimin e zgjidhjeve për mobile dhe web dhe ndihmon në ndërtimin e produkteve për kompanitë. Gjithashtu Zombie Soup është partnere e kompanisë “venture”me bazë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Stacked.
/Business Mag Albania
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto
